Pulë me qull

Përbërësit:

  • 1 pulë
  • 100 g miell misri Ola
  • 1 lugë gjalpë
  • 20 ml vaj ulliri
  • 1 thelpi hudhër
  • Spec i kuq pluhur
  • Kripë

Përgatitja:

Pulën e presim në copa. Pjesën e kurrizit, krahët dhe qafën e përdorim për të bërë lëngun. Copat e tjera të pulës i kaurdisim në gjalpë dhe vaj derisa të marrin ngjyrë, i vendosim në pjatë dhe i marinojmë me kripë dhe piper dhe po aty kaurdisim miellin e misrit derisa të marri ngjyrë. Në tavë shtojmë lëngun e mishit dhe e vendosim të ziejë dhe të trashet duke e përzier për gati 5 minuta. Më pas shtojmë hudhrat e copëtuara dhe vendosim copat e pulës. E përziejmë dhe e vendosim në furrë të nxehtë të piqet për 20-30 minuta me 180 gradë derisa yndyra të dalë lart.