Pa shije dhe emocione, derbin
Tirana-Partizani e fiton...Skënderbeu

Pa shije dhe emocione, derbin<br />Tirana-Partizani e fiton...Skënderbeu
Nuk ka fitues në derbin e 142 të kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit të zhvilluar në stadiumin ‘Selman Stërmasi’. Sfida e shumëpritur nga të gjithë përfundoi 0-0 duke i dhënë mundësi ekipit të Skënderbeut që të afrohet me 2 pikë në renditje duke kërcënuar seriozisht të kuqtë.

Megjithatë për ‘partizanët’ e Starovës barazimi është një rezultat pozitiv, pasi sërish del i pamposhtur nga derbi, ndërsa Tirana duhet të presë akoma për të shijuar fitoren.  Pas javës së 15 Partizani vazhdon që të kryesojë me 39 pikë, i ndjekur nga Skënderbeu me 37, ndërsa Tirana mbetet në vendin e 5 me 22 pikë shumë larg objektivave. 

Kronika e ndeshjes
Pjesa e parë e ndeshjes derbi Tirana- Partizani ka përfunduar në barazim pa gola. Tirana si pritëse e derbit ishte e lirshme në fushë duke krijuar disa raste për shënim me Gilman Likën, Elis Bakajn dhe Fukuin, por kapiteni i të kuqve nuk lejoi prekjen e rrjetës.
 
Partizani ishte më i stabilizuar në lojë duke pritur momentin më të mirë për të kapur në befasi dhe goditur kundërshtarin, por Sukaj, Mazrekaj dhe pjesa tjetër e armatës së kuqe nuk arritën të gjenin hapësirë.

Në pjesën e dytë të ndeshjes rastet nga të dy ekipet ishin të pakta, teksa për Tiranën mund të veçohen vetëm dy, në të 70’ ishte Fukui që rrezikoi seriozisht portën e Partizanit me një gjuajtje të fortë nga brenda zonë, por Hoxha i tha ‘Jo’.

Ndërsa në minutat e fundit ishte Bakaj, që kërceu më lart se mbrojtja duke devijuar saktë drejt portës një krosim të ardhura nga e djathta, por ishte përsëri Hoxha që neutralizoi gjithçka.

Për Partizanin gjurmën e vetme e la Mazrekaj me një tentativë nga jashtë zone që devijohet nga mbrojtja, ndërsa Fazliu në të 77’ pretendoi për një penallti pas një ndërhyrje të Smajlit, teksa ishte përballë me portierin kundërshtar. 

 tirana
Stadiumi ashtu sikur pritej ishte i mbushur duke krijuar një atmosferë pozitive në mbështetje të dy ekipeve në derbin e radhës, që humbi shumë nga shkëlqimi i dikurshëm kur zhvillohej në mbrëmje.
tirana
Incidentet
Ashtu si në cdo ndeshje derbi edhe sot nuk munguan incidentet, teksa në fillim të ndeshjes tifozët e ekipit të Partizanit u përplasën me policinë duke thyer disa stola të stadiumit, që sapo u rikonstruktua. Gjendja u qetësua pas ndërhyrjes së policisë dhe thirrje nga tifoz grupi për qetësi.
tirana
tirana


Përgatitjet
Nis derbi i kryeqytetit Tirana- Partizani në stadiumin ‘Selman Stërmasi’. Sfida pritet me shumë interes duke pasur parasysh rivalitetin që ekziston mes dy ekipeve për të sunduar kryeqytetin.

Badheblutë synojnë fitoren e parë në stadiumin e ri për t’u rikthyer te suksesi ndaj të kuqve pas më shumë se 1 viti. Ndërsa Partizani është i qetë, pasi kryeson renditjen me 17 pikë diferencë nga Tirana dhe nuk e njeh shijen e humbjes këtë edicion.

Pas reduktimit të numrit të tifozëve të kuq që do të jenë të pranishëm në “Selman Stërmasi” nga 3-2 mijë për derbin me Tiranën, për të garantuar sigurinë forcat e rendit kanë vendosur të ndryshojnë edhe sektorët ku do të akomodohen tifozët e Partizanit.

Të kuqtë janë vendosur në tribunat B1, B2, H1 dhe H2, pasi forcat e rendit nuk kanë dashur që tifozëritë të jenë përballë njëra-tjetrës. 

Formacionet zyrtare
Tirana: Bakaj, Smajli, Teqja, Karan, Hoxhallari, Kerciku, Muca, Karabeci, Lika, Fukui, Bakaj. Trajner: Ilir Daja.
 tirana
Partizani: Hoxha, Ibrahimi, Krasniqi, Vrapi, Kalari, Fejzullahu, Batha, Daja, Mazrekaj, Trashi, Sukaj. Trajner: Sulejman Starova.
 tirana
Gjyqtarë:
Lorenc Jemini

Ndalohet dy tifozë
Më datë 07.12.2015, në stadiumin "Selman Stermasi" gjatë kontrollit fizik në hyrje te stadiumit, nga njësia "Shqiponja" ju gjetën një tifozi me vete një armë të ftohtë, thikë.
 
Për veprime të mëtejshme Policia bëri shoqërimin e shtetasin I. B, 25 vjeç, banues në Shijak për në  mjediset e Komisariatit nr.2.
 
Ndërkohë që është shoqëruar edhe një tifoz i ekipit të Partizanit, pasi gjatë kontrollit iu gjet me vete një hapëse birre. 

Masat nga policia
Drejtoria e Policisë Vendore Tiranë nisur nga ndeshja e futbollit Tirana- Partizani, e cila zhvillohet ditën e nesërme më datë 07.12.2015 në stadiumin " Selman Stermasi" njofton të gjithë  drejtuesit e mjeteve se nuk do të  lejohet parkimi i automjeteve rreth e përqark perimetrit të stadiumit.
 
Parkimi i automjeteve nuk do lejohet më datë 07.12.2015 nga ora 08:00- deri në perfundim të aktivitetit.
 
Policia rrugore do marrë masat e zhvendosjes se mjeteve në pikat e saj të bllokimit nëse do konstatohen mjete që nuk janë larguar sipas këtij njoftimi.
 
Ndeshja do të zhvillohet në orën 14:00 dhe pritet me interes maksimal.

tirana


d.b/shqiptarja.com

 

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

A e dinit, ja cilat u shqime nuk duhet t’i kombinoni kurrë me njëra-tjetrën

A e dinit, ja cilat u shqime nuk duhet t’i kombinoni kurrë me njëra-tjetrën