‘Pa shpenzime se s’luajmë në Europë’, Skënderbeu i Superligës nis përgatitjet! Zv/trajneri: Projekti me futbollistët e rinj

‘Pa shpenzime se s’luajmë në Europë’, Skënderbeu i Superligës nis përgatitjet! Zv/trajneri: Projekti me futbollistët e rinj

Stërvitja e Skënderbeut

Tetë herë kampionët e Shqipërisë, Skënderbeu, të rikthyer këtë sezon që do nisë në elitë pas rënies në Kategorinë e Parë, kanë nisur përgatitjet për kampionatin e ri kombëtar që do nisë në gusht. Nga ekipi i sezonit të kaluar kanë mbetur 10 futbollistë, ndërsa priten edhe blerjet e reja.

“Ne jemi në një moment, që duhet ta dijë i gjithë opinioni sportive, që jemi të dënuar. Këtë nuk po e bëj për të mbrojtur presidencën apo ata që investojnë këtu, por lekët hidhen me shumë kujdes sepse kur nuk futesh në Kupat e Europës përfitimi është zero për klubin,”-u shpreh Gentian Liçi, zv/trajner i Skënderbeut.

Por kush do të jetë objektivi i Skënderbeut për sezonin e ri në Superligë?

“Kjo s’do të thotë se ne do hyjmë për të dalë në vend të shtatë. Normalisht ne me pak shpenzime, me lojtarë të rinj, të tjerë që vijnë nga akademia Skënderbeu do mundohemi të ecim përpara. Të marrim rezultate dhe të nxjerrim futbollistë të mirë sa më shumë,”-tha Gentian Liçi, zv/trajner i Skënderbeut.

Pjesë e Skënderbeut në elitë do vijojë të jetë edhe kapiteni Erlis Frashëri edhe pse mbrojtësi ka mbushur 35 vjeç.

“Kam folur me presidentin direkt pas ndeshjes së fundit dhe më ka bindur që të jem pjesë e Skënderbeut edhe sezonin e ardhshëm. Plus dhe objhektivat e klubit janë që të jetë sa më lart, por edhe nga merkato ku po presim lojtarë cilësore,”-u shpreh Erlis Frashëri, futbollist i Skënderbeut.

Në 2018 Skënderbeu u dënua nga UEFA me 10 vite përjashtim për shit-blerje ndeshjesh, ndërsa u gjobit edhe me 1 milionë euro. Për rrjedhojë klubit i kanë mbetur edhe 5 vite përjashtim, ndërsa kjo ishte masa më e rëndë e marrë ndonjëherë nga UEFA për një klub në europë. Pavarësisht kësaj korçarët nuk janë dorëzuar pavarësisht se në atë periudhë përflitej edhe për shkrirje.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja