Pa ushqim dhe pa ujë në një anije të dëmtuar, 85 emigrantë nga Irani dhe Iraku, enden në ujërat e detit Jon! Mes tyre gra dhe fëmijë (VIDEO)

Një grup refugjatësh nga Irani dhe Iraku rrezikojnë të mbyten në ujërat e detit Jon teksa po lëvizin në një anije të dëmtuar, pa ujë dhe pa ushqim.

Sipas mediave greke, rreth 85 refugjatë kurdë, mes tyre gra dhe fëmijë, u nisën për në Itali për të kërkuar azil politik, por filluan të tërhiqeshin në detin Jon nga era, kur anija e tyre pësoi defekt.

I afërmi i një prej refugjatëve në anije tha se kushëriri i tij, i cili u dënua me 98 vjet burg në Turqi ishte gjithashtu në bord. Ai tha po ashtu se një anije mbërriti, por nuk pranoi t’i ndihmonte, duke i lënë refugjatët duke lundruar në det të hapur dhe në një anije të dëmtuar.

S.C/M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë