Pa vulë dhe certifikatë, AKU bllokon 550 kg mish dhe vendos 8 gjoba në Elbasan

Pa vulë dhe certifikatë, AKU bllokon 550 kg mish dhe vendos 8 gjoba në Elbasan

Mishi i bllokuar nga AKU ne Elbasan

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit njofton se në Elbasan gjatë kësaj jave janë kryer një sërë aksionesh ku janë konstatuar shkelje të sigurisë ushqimore, për rrjedhojë janë vendosur gjithsej 8 gjoba në vlerën 1.800.000 lekë dhe u bllokuan 552 kg mish.

‘Konkretisht, gjatë kontrollit të ushtruar në tregjet e Elbasanit u konstatuan dhe sekuestruar 18 kg peshk me destinacion asgjësim dhe 40 kg mish dele pa vulë dhe certifikatë veterinare. Ndërsa, në disa subjekte me aktivitet “restorant”, “dyqan mishi” dhe  “Stabiliment përpunim produkte mishi” u konstatuan 300 kg mish të ngrirë, 118 kg mish vici, mishi 51 kg mish lope, 5 kg mish qengji, 20 kg mish derri të pa vulosur dhe të pa certifikuar si dhe  950 kg miell, 20 kalastrela  pa element gjurmueshmërie’ njofton AKU.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit u bën thirrje sërish konsumatorëve që të jenë të kujdesshëm në blerjen e produkteve shtazore duke kërkuar informacione në njësitë e tregtimit të mishit që të jetë i vulosur, i shoqëruar me certifikatë veterinare, kuponin tatimor, si mjet për sigurinë e gjurmueshmërisë së produktit. Në muajt e fundit AKU ka kryer disa kontrolle duke bllokuar sasi të konsiderueshme mishi, ndërsa janë gjobitur edhe subjektet.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Fushë Arrëz/ Reshjet e dëborës vështirësojnë qarkullimin në Iballë, borëpastrueset në terren

Fushë Arrëz/ Reshjet e dëborës vështirësojnë qarkullimin në Iballë, borëpastrueset në terren