Pablo Pikaso, kush ishte piktori spanjoll që revolucionarizoi artet figurative

Pablo Pikaso, kush ishte piktori spanjoll që revolucionarizoi artet figurative

Pak artistë kanë pasur staturën dhe trashëgiminë që la pas Pablo Pikaso, piktori i famshëm që futi stilin e artit të njohur si Kubizëm, dhe emri i të cilit u bë sinonim i kryeveprave të shprehjes artistike. Ja çfarë duhet të dini mbi jetën dhe veprën e artistit të mirënjohur:

Arti i Pikasos përfshinte më shumë sesa thjesht përdorimin e bojës

Gjatë karrierës së tij legjendare dhe mijëra veprave të artit, Pikaso përdori shumë më tepër sesa bojën dhe penelin. Ndër mjetet dhe stilet e përfshira në krijimin e artit të tij, siç ishin skulpturat, përfshihen edhe gurët e detit, makinat-lodër, qeramika, blloqe gurësh, pirunj etj.

Preferonte më shumë veprat e artit sesa shkollimin tradicional

I lindur në Malaga të Spanjës më 25 tetor 1881, fati i Pablos dukej i parashkruar. Babai i tij ishte Hoze Blasko, një mësues arti. Ndaj, që në moshë të re Pikaos u mor me art, kur ishte 13 vjeç, ai kishte tejkaluar aftësitë artistike të babait të tij, teksa nisi të injorojë edukimin e tij formal, në mënyrë që të mund të vizatonte në fletoren e tij.

Edhe Shkolla e Arteve të Bukura në Barcelonë, të cilën Pikaso e përfundoi në moshën 14-vjeçare, nuk ishte e mjaftueshme për të mbajtur interesin e tij. Ai doli në rrugë, duke skicuar peizazhe. Në Akademinë Mbretërore të San Fernandos në Madrid, ai i braktisi sërish leksionet, duke bredhur rrugëve për të përvetësuar jetën reale. Nxitjet e tij eksperimentale dhe heqja dorë nga mësimet konvencionale do të diktonin edhe veprën e tij.

Pikturat e “Periudhës blu”, burojnë nga tragjedisë e jetës së tij

Edhe pse eksperimentoi me stile të ndryshme arti gjatë karrierës së tij, ajo që bie më shumë në sy është e ashtuquajtura “Periudha Blu”. Historianët e artit kuptojnë me këtë term vitet 1901– 1904, kohë që sipas tyre solli një ndryshim të dukshëm në veprën e Pikasos, me skenatë zymta të problemeve vetjake të artistit, duke përfshirë varfërinë.

Veprat e saj periudhe karakterizohen nga përdorimi i shpeshtë i blusë dhe jeshiles. Besohet se ndryshimi erdhi pas vdekjes së mikut të tij të ngushtë, Karlos Kazagemas. Nga ajo periudhë e errët vepra më e njohur është“Kitaristi i moshuar”. “Periudha blu” u pasua nga “Periudha e trëndafilit”e viteve 1904–1906, e cila dukej se e çliroi Pikason nga depresioni, duke sjellëvepra më shumëngjyrëshe si “Familja Saltimbankes”, “Akrobati” dhe “Arlekini i ri”.

Arritja më e madhe e tij është futja e rrymës së Kubizmit në artet figurative

Në vitin 1905, Pikaso u njoh me piktorin francez Zhorzh Brake, qënë atë kohë po eksperimentonte me pikturat polikromatike dhe të stilizuara të peizazhit. Së bashku, ata eksploruan mbi atë që u bë i njohur si Kubizëm, ose praktikën e aplikimit të formave gjeometrike – dhe jo vetëm kubeve – tek subjektet e veprave të tyre, për të përforcuar natyrën dydimensionale të artit. Ky stili i ka rrënjët në skulpturat tradicionale afrikane (si maskattribale) dhe piktorët post-impresionistë si Pol Sezan. Portreti i pesë prostitutave i vitit 1907 i Pikasos me titull “Les Demoiselles d’Avignon”, cilësohet si piktura e parë kubiste në botë.

'Guernika' mund të jetë vepra e tij më e famshme.

Pikaso jetonte në Paris në vitin 1937. Pranverën e atij viti, bombarduesit gjermanë dhe italianë e rrafshuan qytetin e Guernikës në Spanjë, gjatë Luftës Civile që kishte prekur këtë vend. Duke përdorur një kanavacë të madhe, e cila ishte më shumë murale sesa një pikturë, Pikaso realizoi tablonë me titull “Guernika”, e cila përdorte imazhe të forta si një dem dhe një nënë të pikëlluar për të përshkruar pasojat e luftës.

Në fillim ajo u ekspozua në pavionin spanjoll të Panairit Botëror të Parisit të vitit 1937. Më pas shkoi në Shtetet e Bashkuara dhe u ekspozua në Muzeun e Artit Modern në qytetin e Nju Jorkut. Sot mund të shihet në Muzeun Kombëtar që ndodhet në Madrid.

Pikturoi autoportrete për më shumë se 70 vjet

Një mënyrë për të përcaktuar interesat dhe aftësitë e Pikasos në qasjen e tij artistike është ekzaminimi i autoportreteve të tij. Të kompozuara nga mosha 15 vjeç deri në moshën 90 vjeç, ato pasqyrojnë stilet e tij gjithnjë në ndryshim. Ai skicoi shumë prej tyre që përpara se të kalonte në stilin e tij të “Periudhës Blu”. Më pas pasuan autoportrete në stilet e kubizmit dhe neoklasicizmit.

Pati 4 fëmijë, të cilët i trashëguan veprat e tij

Ai pati 4 fëmijë me 3 gra të ndryshme. Me balerinën Olga Koklova, pati një djalë, Paulon, i lindur në vitin 1917. Me modelen Maria-Tereza Valter, pati vajzën Maja, e lindur në vitin 1935. Me piktoren Fransuazë Zhilo, pati djalin tjetër Klod në vitin 1947 dhe vajzën Palomanë vitin 1949. Paulo vdiq në vitin 1975, duke lënë si trashëgimtarë fëmijët e tjerë të Pikasos,dhe dy fëmijët e tij.

Vdekja e Pikasos i parapriu njërës prej periudhave të tij më krijuese

Besohet se Pikaso krijoi më shumë vepra gjatë 4 viteve të fundit të jetës së tij sesa në çdo periudhë tjetër kohore, duke përqafuar një qasje më ambicioze dhe abstrakte dhe madje duke pikturuar veprën “Piktori i Ri” në vitin 1971, një imazh i Pikasos dekada më i ri. Ai vdiq në Francë më 8 prill 1973 në moshën 91 vjeçare nga një atak kardiak.

Emri i tij i plotë përmbante 23 fjalë

Emri i plotë i Pablo Picasso-s në fakt ishte Pablo Diego José Francisco de Paula Juan Nepomuceno María de los Remedios Cipriano de la Santísima Trinidad Martiri Patricio ClitoRuíz y Picasso. Ky emër kaq i gjatë bazohet në emrat shenjtorëve dhe të afërmve të ndryshëm, dhe pjesa fundore “Picasso” vjen nga nëna e tij, Maria Pikaso.

Thënie të famshme të Pablo Pikasos:

“Duhet shumë kohë për t’u bërë i ri”.

“Bota sot nuk ka kuptim, ndaj pse duhet të pikturoj fotografi që ata i bëjnë në studio”.

“Nuk ka art abstrakt. Gjithnjë duhet ta nisni me diçka konkrete. Më pas mund të hiqni të gjitha gjurmët e realitetit”.

“Piktura është profesioni i të verbërve. Ai nuk pikturon atë që sheh, por atë që ndjen, atë që itregon vetes për atë që ka parë”.

Marrë nga bota.al

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen