Paçe e dibrës
Përbërësit:
3 lgj miell misri
2 lgj gjalpë
1 lgj uthull
1 kokërr vezë
3-4 thelpinj hudhër
2 lgj spec i kuq
Lëng mishi
Kripë
Përgatitja:
Fillimisht sitim miellin e misrit dhe më pas e kaurdisim me gjalpë derisa të marrë ngjyrë kafe të hapur. Shtojmë lëngun e mishit (me kripë) dhe e trazojmë për rreth 10-15 minuta që masa të mos kokrrizohet. Masa e lëngshme duhet të jetë si një supë. Pasi e largojmë nga zjarri e presim me vezë, hudhër të shtypur dhe uthull. E servirim me gjalpë të aromatizuar me spec të kuq.