Paçe koke
Përbërësit:
- 1 kokë viçi
- 6 lgj miell
- 1 lgj kripë
- 5 thelpinj hudhër
- 1 lgj uthull
- 2 gjethe dafine
- Piper i zi, piper i kuq
- Vaj ulliri, gjalpë
Përgatitja:
Kokën e viçit e vendosim të ziejë për aq kohë sa të shkëputet mishi nga kocka.
Kaurdisim miellin me vaj ulliri derisa të marrë ngjyrë kafe. E shuajmë më pas me lëngun e kokës, shtojmë mishin e copëtuar, hudhrën, kripën, piperin. E lemë paçen të ziejë në zjarr të ulur dhe më pas e servirim duke shtuar uthull dhe gjalpë të tretur dhe aromatizuar me piper të kuq.
Komento