TIRANE – Takimi i djeshëm i Ramës me mbi 30 aleatë, është kthyer në humorin e mëngjesit në “Paçe me gazeta” në televizionin A1 REPORT, aty ku leximi i gazetave merr një tjetër trajtë.

Henri Çuli dhe banda e tij sollën mjaft batuta interesante në lidhje me kushtin që lideri i opozitës u vuri dje aleatëve për të marrë 10 mijë për një ministri.

Humoristi i njohur Xhevahir Zeneli, tregoi një barsaletë me personazh njërin prej aleatëve.

“Një nga këta të aleancës kishte vajtur në një fshat i kishite thënë fshatarëve: Nganjëherë këto punë bëhen edhe kështu: ju hëngsha munë pos ma dhatë votën…I thotë ai që kishte me vete si zar: Po si do u hash munë? I thotë aleati: Po unë një herë ua ha, pastaj 4 vjet ma hanë ata”.