TIRANE - Pacientët me sëmundje të rënda të cilët kërkojnë edhe një kujdes të veçantë, për herë të parë në vendin tonë ata mbrohen edhe me anë të një ligji. Kështu, paraditen e djeshme, Këshilli i Ministrave ka miratuar pr/ligjin “Për kujdesin Paliativ në Republikën e Shqipërisë”, ligj i cili ka për qëllim të mbrojë të drejtën e qytetarëve për të përfituar kujdes paliativ, i cili është i orientuar drejt nevojave të pacientit dhe familjarëve të tij, asistuar nga një ekip multidisiplinar.
Ky ligj, përcakton rregullat për shërbimin e kujdesit paliativ, mënyrën e ofrimit të tij, si dhe mënyrën e organizimit të shërbimeve shëndetësore e sociale që ofrojnë kujdes paliativ. Ky shërbim shëndetësor ofrohet në poliklinika, banesë, spitale ditore dhe me shtretër, institucione spitalore dhepediatri. Kujdesi paliativ për këta pacientë kryhet nga personeli i poliklinikave, mjekë dhe infermierë, në bazë të diagnozës së përcaktuar nga mjeku specialist.
Në trajtimin dhe asistencën për pacientët përfshihet edhe shërbimi ndaj tyre në banesë. Po kështu, sipas ligjit, kujdesi paliativ mund të ofrohet edhe në burgje dhe sa i përket barnave, ato duhet të sigurohen për të gjithë pacientët sipas protokolleve të mjekimit, kurse qetësuesit e dhimbjeve të forta nuk duhet të përshkruhen më shumë se 28 ditë nga mjekët.
*Shkrimi u botua ne Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com