Pacienti zero në Britani? Testi i antitrupave konfirmon se rasti i parë ishte prekur me COVID në dhjetor 2019

Pacienti zero në Britani? Testi i antitrupave konfirmon se rasti i parë ishte prekur me COVID në dhjetor 2019

Foto ilustruese

TIRANË- Një punëtore 59-vjeçare e NHS tha se një test i antitrupave zbuloi se ajo kontraktoi koronavirusin në dhjetor 2019, më shumë se një muaj para se Britania e Madhe të raportonte rastin e parë zyrtar.

Sue Reader nga Ogëell, Devon, beson se ajo e mori virusin gjatë një udhëtimi në Qendrën për aplikim të vizave për Kinë në Londër më 16 dhjetor. Ajo nuk zhvilloi simptoma deri më 30 dhjetor, duke përfshirë gulçim akut, lodhje, dhe humbja e nuhatjes – e cila më vonë u kuptua si simptoma e zakonshme që tani shoqërohet me virusin vdekjeprurës.

Në qershor të këtij viti, Reader bëri një provë të antitrupave që vërteton se ajo ishte infektuar me virusin. Deri tani, besohet se më 29 janar Britania e Madhe raportoi rastet e para COVID-19 pasi dy shtetas kinezë nga e njëjta familje që qëndronin në një hotel në York u sëmurën dhe autoritetet britanike konfirmuan rastin e parë të sëmundjes që do të kalonte brenda vendi më 28 shkurt të këtij viti. Por rasti i Reader  tregon se virusi ishte aktiv në Britani shumë më herët.

Punonjësja e NHS shpjegoi se gjatë vizitës në qendrën e aplikimit ajo vuri re se njerëzit brenda ndërtesës po kolliteshin.

“Unë gjithmonë e vërej këtë lloj sjellje sepse jam tipi i personit që nuk sëmuret kurrë. Unë bëj një mënyrë jetese shumë të shëndetshme, por kollitja ishte shumë e dukshme,” tha ajo.

Një punëtore 59-vjeçare e NHS tha se një test i antitrupave zbuloi se ajo kontraktoi koronavirusin në dhjetor 2019, më shumë se një muaj para se Britania e Madhe të raportonte rastin e parë zyrtar.

Sue Reader nga Ogëell, Devon, beson se ajo e mori virusin gjatë një udhëtimi në Qendrën për aplikim të vizave për Kinë në Londër më 16 dhjetor. Ajo nuk zhvilloi simptoma deri më 30 dhjetor, duke përfshirë gulçim akut, lodhje, dhe humbja e nuhatjes – e cila më vonë u kuptua si simptoma e zakonshme që tani shoqërohet me virusin vdekjeprurës.

Në qershor të këtij viti, Reader bëri një provë të antitrupave që vërteton se ajo ishte infektuar me virusin. Deri tani, besohet se më 29 janar Britania e Madhe raportoi rastet e para COVID-19 pasi dy shtetas kinezë nga e njëjta familje që qëndronin në një hotel në York u sëmurën dhe autoritetet britanike konfirmuan rastin e parë të sëmundjes që do të kalonte brenda vendi më 28 shkurt të këtij viti. Por rasti i Reader  tregon se virusi ishte aktiv në Britani shumë më herët.

Punonjësja e NHS shpjegoi se gjatë vizitës në qendrën e aplikimit ajo vuri re se njerëzit brenda ndërtesës po kolliteshin.

“Unë gjithmonë e vërej këtë lloj sjellje sepse jam tipi i personit që nuk sëmuret kurrë. Unë bëj një mënyrë jetese shumë të shëndetshme, por kollitja ishte shumë e dukshme,” tha ajo.

Reader beson se në qendrën e vizave mori virusin pasi kishte zhvilluar një diskutim ballë për ballë me stafin, por ajo nuk vuri re ndonjë problem shëndetësor deri më 30 dhjetor.

“Kisha temperaturë të lartë, nuk mund të merrja frymë dhe kisha halucinacione”, tha Reader, e cila i kërkoi familjes së saj të mos hyjë askush në dhomën e saj.

Ajo ishte e shqetësuar se do t’i kalonte sëmundjen babait të saj të moshuar i cili kishte probleme me zemrën. Reader u kthye me makinë në Ogwell më 1 janar pavarësisht problemeve shëndetësore dhe kaloi muajin tjetër në izolim.

Në atë kohë Kina filloi të raportonte rastet e para me koronavirus, por Britania e Madhe nuk ishte në dijeni të afrimit të pandemisë. Kur në qershor Reader kreu testin e antitrupave, ajo doli pozitive. Kjo do të thotë që trupi i saj tashmë kishte ndërtuar mbrojtjen dhe ajo kishte virusin. Tani, ajo vuan nga gjendje shëndetësore të njohura si “COVID afatgjatë”, transmeton KosovaPress.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Presidenti ukrainas Zelensky: Kemi çdo shans për t'i dhënë fund luftës në 2025-ën

Presidenti ukrainas Zelensky: Kemi çdo shans për t'i dhënë fund luftës në 2025-ën