TIRANE- Një paciente ka paditur në gjykatën e Tiranës, dentistin Maksim Musabelliu duke pretenduar se ky i fundit gjatë kurimit të dhëmbëve i ka shkaktuar dëme në shëndetin e saj. Yllka Çipi në padinë e saj tregon se Musabelliu gjatë kurimit të dhëmbëve i ka shkatuar thyerjen e protezës, dhe nisur nga ky dëm ajo kërkon prej dentistit shumën prej 6 milion lekë të vjetra.
Shehaj në kërkesë padinë drejtur gjykatës ka pretenduar se i padituri i ka bërë një protezë të palëvizshme porcelani për gojën. Pas përfundimit të punës ka pasur dhembje dhe probleme shëndetsore me nofullat dhe tek dhëmbët e saj ku mbështetej ura. Është drejtuar përsëri tek i padituri i cili fillimisht e ka qetësuar me argumentimin se nuk kishte ndonjë gjë dhe se do të duhej kohë të mësohej me protezën e re. Pas ankesës së përsërritur të saj, i padituri ka bërë ndërhyrje në dhëmbë pa hequr protezën dhe megjithë faktin se ajo kishte dhembje dhe ishte e enjtur. Ajo vazhdonte të kishte probleme dhe dhembje, një dhëmb i protezës u thye dhe me kalimin e një viti i padituri nuk pranoni ta diagnostikonte dhe mjekonte më tej, duke pretenduar se punimet ishin me një afat një vjeçar dhe për përiudhën më tej nuk ishte përgjegjësia e tij.
Paditësja duke pasur parasysh debatet e bëra me të paditurin është paraqitur tek një klinikë tjetër stomatologjike, dhe pas vizitës ka ardhur në dijeni të faktit se ura ishte thyer aty ku ishte ndërhyre nga i padituri, ajo urë nuk duhet të ishte vendosr pasi kishte pak dhëmbë të saj etj. Më pas paditësja i është drejtuar Urdhërit të Mjekëve Këshillit Rajonal Tiranë i cili me vendimin e tij ka vendosur që i padituri ti bëjë paditëses rehabilitimim oral me një punim të ri tjetër protetik, në përputhje me standartet e protezimit dhe pacientja pas përfundimit të punës të kalojë për ekspertim pranë klinikës përkatese Universitare Stomatologjike. Një trajtim i tillë nuk është pranuar të bëhet nga mjeku Musabelliu dhe për pasojë pacientia Çipi i është drejtuar gjyaktës duke kërkuar 6 milion lekë dëmshpërblim.
(sg/eq/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com