PRISHTINË - Kryetari i AKR-së, Behxhet Pacolli, partia e të cilit udhëheq qytetin e Mitrovicës, nuk dëshiron të besojë se busti i nobelistës shqiptare është rrëzuar prej dorës së njeriut. Zëvendëskryeministri i Parë i Republikës së Kosovës, Behxhet Pacolli është interesuar edhe personalisht rreth bustit të rrëzuar të Nënës Terezë në Mitrovicë.
Ai i ka thënë gazetës 'Express' se me fondet e tij private do të angazhohet që humanistja e madhe shqiptare, Nënë Tereza të ketë një statujë shumë më dinjitoze në Mitrovicë, komunë kjo që udhëhiqet prej partisë së tij, AKR.
“Kam biseduar me Agimin (Bahtiri) dhe do të koordinohemi që nobelistja shqiptare ta ketë një përkujtimore më dinjitoze. Dëshiroj të besoj që statuja e saj është rrëzuar prej punës së dobët të kontraktuesit e jo prej dorës së njeriut. Nuk dëshiroj të besoj që ndonjë shqiptar do të ishte në gjendje të bënte marrina të tilla”, ka thënë Pacolli.
I pyetur rreth takimit të kryetarit Agim Bahtiri me imamin Shefqet Krasniqi dhe mundësisë së ekzistimit të ndonjë konspiracioni në ketë mes, Pacolli është përgjigjur shkurt:
“Unë besoj në ndarjen e punëve në mes të shtetit dhe institucioneve fetare. Politikanët duhet të merren me punët e tyre, kurse krerët fetarë me punët e tyre”, ka deklaruar Pacolli.
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Mars, 08:44
Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?
-
PS
66.3%
-
PD
13.7%
-
Partitë e vogla
20.1%
Vota total: 901
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Rama mbetet lideri më i besuar për shqiptarët, Berisha i dyti me 36%! Lapaj i treti, Meta në 2%! Ja shifrat për Qorin, Shehajn e Doshin
13 Mars, 22:42
-
Koalicioni i Berishës me një seri forcash politike të panjohura, shqiptarët thonë se do ndikojë në rezultatin e PD më 11 maj
13 Mars, 22:36
-
Sondazhi i Piepolit/ 60% e shqiptarëve: Task-Forca e SPAK për krimet elektorale s’ndikon në zgjedhje
13 Mars, 22:30
-
A duhet kontroll mbi SPAK? 40% e qytetarëve shprehen pro në sondazhin e Piepolit
13 Mars, 22:24
-
A po abuzon SPAK me masat e paraburgimit? Ja si përgjigjen qytetarët në sondazhin e Piepolit
13 Mars, 22:22
-
Sondazhi i Piepolit/ 63% e shqiptarëve thonë se SPAK është i pavarur, por 40% duan që të vihet në kontroll! Çfarë mendojnë për arrestet me burg
13 Mars, 22:17
-
Spahiu: Partitë e reja, kanë faj historik që nuk u bashkuan kundër Ramës dhe Berishës
13 Mars, 22:16
-
Sondazhi i Piepolit në Report Tv/ Shqiptarët pro mbylljes së TikTok, 56% mbështesin vendimin e qeverisë
13 Mars, 22:12
-
Aksident tragjik në aksin Bulqizë-Shupenzë/ Fuoristrada me 6 familjarë del nga rruga, humb jetën nëna! Burri, 3 fëmijët dhe e afërmja e tyre transportohen drejt Traumës (VIDEO)
13 Mars, 21:58
-
Spahiu: Disa deputet në lista Berishës ja dha Rama, sepse ja merr mbrapsht në 12 maj
13 Mars, 21:57
-
EKSKLUZIVE/ Sondazhi i Piepolit, 52% e shqiptarëve s’kanë besim te partitë e reja opozitare! Ja shifrat për të ‘vegjlit’ që synojnë mandate më 11 maj
13 Mars, 21:47
-
Putin u shpreh i gatshëm për të diskutuar një armëpushim, Zelensky: Përgjigje evazive, ka frikë t'i thotë jo presidentit Trump
13 Mars, 21:39