Ky ishte mesazhi i Zëvendëskryeministrit të Parë dhe Ministrit të Jashtëm, Behxhet Pacolli, në Konferencën Globale për Tolerancë dhe Paqe, e cila po i zhvillon punimet e saj, në Valletta të Maltës, ku edhe do të ketë selinë, bën të ditur në një njoftim për shtyp MPJ-ja kosovare.
Në kuadër të kësaj Konference Ndërkombëtare, Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Jashtëm, z. Pacolli, ka qenë folësi kryesor, së bashku me Kryeministrin e Maltës, Joseph Muscat, si dhe homologun e tij nga Malta, Ministrin e Jashtëm, Carmelo Abela.
Këshilli Botëror për Tolerancë dhe Paqe është themeluar nga një grup personalitetesh nga e gjithë bota, që përfshinë Senatorë amerikanë, Ambasadorë, vendimmarrës nga kontinente të ndryshme botërore dhe i cili, do të përkushtohet në nxitjen e iniciativave në të gjithë botën, për paqe dhe tolerancë.
Këshilli do të funksionojë globalisht me institucionet e veta, me degë në të gjithë botën, duke përfshirë qarqe akademike, sociale dhe atë të mediave.
Gjatë vizitës së tij dy ditore në Maltë, Zëvendës-Kryeministri dhe Ministri I Jashtëm i Jashtëm Pacolli u prit në takime të ndara nga Presidentja e Maltës, Marie-Louise Coleiro Preca dhe Ministri i Jashtëm, Carmelo Abela dhe ku ishte darkorduar për nënshkrimin e një Memorandumi Bashkëpunimi në mes dy vendeve dhe organizimin e një Forumi Ekonomik, gjatë vizitës së Ministrit të Jashtëm të Maltës në Kosovë, së bashku me biznese nga ky shtet./ATA
Redaksia Online
a.dr/shqiptarja.com











