Pacolli: Kosova në agjendë për
t’u bërë pjesë e INTERPOL-it

Pacolli: Kosova në agjendë për<br />t’u bërë pjesë e INTERPOL-it<br>
Zëvendëskryeministri Behgjet Pacolli tha dje se Kosova tanimë është në agjendë për t’u pranuar në INTERPOL. Edhe pse kryeministri Ramush Haradinaj, me të marrë mandatin, kishte vendosur që Kosova të heqë përkohësisht kërkesën për anëtarësim në këtë organizatë, Pacolli thotë se tani janë pjekur kushtet dhe se Kosova s’ka qenë asnjëherë më afër që të jetë pjesë e INTERPOL-it Zv. kryeministri Pacolli, njëherësh edhe ministër i Jashtëm, pohon se Kosova ka lëvizur para në rrugën drejt anëtarësimit të Kosovës në INTERPOL.

Kryeministri Haradinaj kishte çuditur e ishte kritikuar jo pak kur kishte vendosur që të tërhiqte kërkesën për anëtarësim në INTERPOL, para gjashtë muajve. Kjo, me arsyetimin se Kosovës do t’i mungonin votat nga disa shtete dhe se nuk dëshironte të përsëritej e njëjta histori si me anëtarësimin në UNESCO.

Ndërkohë, pati zëra se ishin aleatët ndërkombëtarë të Kosovës që i kishin kërkuar Haradinajt të mos aplikonte sepse Kosova nuk e kishte përkrahjen e nevojitur dhe se nuk do të siguronte votat pro anëtarësimit. 

Kryeministri Haradinaj u kritikua jo pak kur kishte vendosur që të tërhiqte kërkesën për anëtarësim në INTERPOL, para gjashtë muajve. Kjo, me arsyetimin se Kosovës do t’i mungonin votat nga disa shtete.

 

d.gj/ Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Nga largimi i të rinjve, rrezikojmë të mbetemi edhe pa fuqi punëtore. Për bizneset, zgjidhje mbetet rritja e pagës mesatare në 1 mijë euro

Nga largimi i të rinjve, rrezikojmë të mbetemi edhe pa fuqi punëtore. Për bizneset, zgjidhje mbetet rritja e pagës mesatare në 1 mijë euro