Pacolli: Nëse Greqia do luftë do
të përballet me 16 milionë shqiptarë 

Pacolli: Nëse Greqia do luftë do<br />të përballet me 16 milionë shqiptarë 
Kreu i Byrosë së Sigurimeve në Kosovë, Rrahim Pacolli është shprehur se deklaratat e ministrit grek Nikos Kotzias, janë kërcënuese dhe aspak të matura.

Në një status të postuar në facebook zyrtari kosovar ka thënë se në rast të një konflikti të armatosur Greqia mund të përballët me 16 milionë shqiptarë.

“Pasi që jam shumë emocionalisht dhe kombëtarisht i lidhur më pjesën çame, deklaratat e ministrit grek Nikos Kotzias, janë kërcënuese dhe aspak të matura. Unë vetëm dua të them se Greqia në një konflikt të mundshëm të armatosur ka të bëjë me 7 milionë banorë shqiptarë në Ballkan si dhe më 9 milionë të tjerë që jetojnë tash e sa kohë në Turqi e të cilët kanë pozita të larta ushtarake në armatën turke. Prandaj nëse në këtë pikë do t’i referohemi luftës dhe hirit, hiri do t’i mbetët Greqisë”, ka shkruar Pacolli.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

'Ura e dëmtuar e Rilindjes', Berisha del bllof sërish me postimin e Qytetarit Dixhital! Publikon pamje që nuk ndodhen fare në Shqipëri

'Ura e dëmtuar e Rilindjes', Berisha del bllof sërish me postimin e Qytetarit Dixhital! Publikon pamje që nuk ndodhen fare në Shqipëri