Kreu i AKR-së Behgjet Pacolli nuk e ka fshehur gëzimin, tani kur gjatë katër viteve të ardhshme SHBA-të do të drejtohen nga republikani Donald Trump
Pacolli në emisionin 'InfoBox të RTV' Dukagjinit ka thënë se presidentin e porsazgjedhur amerikan dhe familjen e tij i njeh personalisht, ndërsa beson fuqishem se Trump, vetëm sa do ta forcojë bashkëpunimin mes SHBA-ve dhe Kosovës.
Sipas tij qytetarët e Kosovës nuk kanë arsye të kenë frikë se do të mbesin jashtë axhendës së Washingtonit. “Ai në atë kohë ka qenë mbështetës i madh i pavarsisë së Kosovës dhe këtë doktrinë ai do ta forcojë edhe më tepër. Ai e do një Kosovë të pavarur 100%”, tha Pacolli.Pacolli iniston se Trumpin e ka takuar me herët, ndërsa tregon se Presidenti i ardhshëm nuk ka nostalgji për serbët.
Diskursi i Trump, sipas Pacollit, do të ndryshojë dhe se ato deklaratat për raportet me Rusinë, për myslimanët dhe emigrantët janë asgjë më shumë se pjesë e fushatës elektorale.
Madje, kreu i AKR-së ka rrëfyer një rast kur ka refuzuar një takim me Trumpin në vitin 2013 në New York.
“Ka qenë në vitin 2013, isha i angazhuar tërë ditën me takime të tjera për njohjen e Kosovës, dhe preferova të anuloj takimin me Trump. Për ta realizuar një takim tjetër me të, bashkpunëtorët e ma zënë për të madhe këtë gjë. Për mua çdo herë ishte me rëndësi Kosova dhe takimi me Trump ishte për shkak biznesi, por preferova të merrem me vizitat për shtetin e Kosovës”, tha ai.
Pacolli nuk e ka përjashtuar mundësinë që të tentoi ta sjell për vizitë Trumpin në Kosovë megjthëse shton se këtë do ta bëntë sigurt nësë do të ishte president. /RTV Dukagjini-Telegrafi
(d.b/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com