Pacolli: Nuk bëj koalicion me dy
partitë në pushtet, PDK dhe LDK

Pacolli: Nuk bëj koalicion me dy<br />partitë në pushtet, PDK dhe LDK
Lideri i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka thënë se kurrsesi nuk do të ketë koalicion me LDK-në e PDK-në.

“Me dy partitë në pushtet, PDK-në dhe LDK-në, nuk shoh asnjë lloj mundësie për bashkëqeverisje. Unë nuk e tradhtoj qytetarin e Kosovës ngase bashkë me qytetarët i konsideroj të dyja këto parti si përgjegjëset kryesore të humbjes së shpresës dhe rrënimit ekonomik”, ka deklaruar Pacolli.

Sipas tij janë zgjedhjet e parakohshme e vetmja mënyrë për të tejkaluar këtë situatë të rëndë të vendit që mbizotërohet nga varfëria.
 
 “Zgjedhjet e parakohshme janë zgjidhja më e mirë e kësaj situate të rëndë. Varfëria është në rritje, ndërsa Qeveria nuk është duke e bërë asnjë veprim që shkon në drejtim të përmirësimit të gjendjes”, ka shtuar ai.

Pacolli gjatë bisedës ka thënë se pret që partia e tij t’i fitojë 20 përqind të votave në zgjedhjet e ardhshme.

“Me këtë rritje të vazhdueshme unë pres realisht që AKR-ja ta kalojë shifrën e 20-përqindëshit në zgjedhjet e ardhshme”, ka shtuar ai./Zëri

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Aksident tragjik në Lushnjë, makina e marrë me qira del nga rruga dhe bëhet copash! Shoferi gjendet i vdekur në timon, ende i paidentifikuar

Aksident tragjik në Lushnjë, makina e marrë me qira del nga rruga dhe bëhet copash! Shoferi gjendet i vdekur në timon, ende i paidentifikuar