Presidenti i Aleancës Kosova e Re (AKR), Bexhet Pacolli, ka publikuar fotografitë e tre personave që kanë mbetur të vdekur si pasojë e aksidentit në lumin Lepenc. Nga tragjedia në lumin Lepenc, ndërruan jetë Naim, Merita dhe Ermal Pacolli. I vetmi që mundi të shpëtojë ishte Shpëtim Pacolli.
“Viktimat e familjes Pacolli, të prehen në paqe në atdhe. Ngushëllimet e mia më të sinqerta familjarëve! Një tragjedi që na prek të gjithëve”, ka shkruar Pacolli në Facebook.
Biznesmeni i njohur publikoi edhe fotot e viktimave ndërsa shprehu ngushëllimet.
Si ndodhi ngjarja:
Gjithçka ndodhi në saj të një përplasje të dy makinave. Në momentin e aksidentit, sipas policisë maqedonase, ka pasur prurje të mëdha të lumit Lepenc për shkak të reshje të rrëmbyeshme të shiut, gjë që ka shkaktuar rënien në lumë të makinës. Në operacionin e nxjerrjes së makinës kanë marrë pjesë edhe ekipe të kërkim-shpëtimit nga Kosova. Në makinën me targa të Kosovës, ishin 4 persona, 3 prej të cilëve ndërruan jetë. I vetmi që shpëtoi ishte Shpëtim Pacolli.
Pacolli deklaroi se këtë tragjedi kanë vdekur Naim, Merita dhe Ermal Pacolli ndërsa shprehu ngushëllimet për ta.
G.MO/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
7 Janar, 22:17
Si po e menaxhon qeveria situatën e përmbytjeve?
-
Mirë
53.4%
-
Keq
34.4%
-
Nuk e di
12.2%
Vota total: 678
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Ekonomia e Kosovës në dekadën e fundit, rritje në shifra, ulje në jetën reale
11 Janar, 16:27
-
Moti i keq në Kosovë/ Vërshime uji në disa rrugë, evakuohet një familje
10 Janar, 22:24
-
Kosovë/ Spiunonte për llogari të Serbisë, Gjykata e Prishtinës lë sërish në burg të akuzuarin
10 Janar, 15:15
-
Kosovë/ Si do t’i ndihmojë shteti qytetarët e prekur nga përmbytjet?
9 Janar, 17:31
-
Një miliardë euro për Kosovën po presin një 'po' nga deputetët
8 Janar, 17:24
-
Zgjedhjet në Kosovë/ Përfundon numërimi i votave me postë, 72.62% shkojnë për LVV, e cila do të ketë 57 deputetë në parlament
8 Janar, 09:53
-
Valë acari në Kosovë! Bllokohet Prishtina, 15 familje evakuohen në Mitrovicë! Probleme me ujin e pijshëm në 5 komuna
8 Janar, 09:47
-
Mbi 1 milion euro dëm! 39 të arrestuar në Kosovë pas abuzimeve në Byronë e Sigurimeve
8 Janar, 09:30
-
Po kthehej nga Kosova, aksidentohet familja shqiptare në Gjermani! Mes të lënduarve, edhe tre fëmijë
8 Janar, 09:25
-
Vuçiç akuzon Kosovën, Shqipërinë dhe Kroacinë për aleancë ushtarake 'sulmuese'
7 Janar, 21:04
-
Ekspertja gjermane: Kurti fitoi nga vota e diasporës, SHBA-ja mbetet partneri më i rëndësishëm i Kosovës
7 Janar, 15:48
-
A mund të shkojë Kosova prapë në zgjedhje?
7 Janar, 13:19