Pacolli: SHBA ndërmjetëse
në dialogun Kosovë-Serbi

Pacolli: SHBA ndërmjetëse<br />në dialogun Kosovë-Serbi
Ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli nëpërmjet një statusi në Facebook e quan të domosdoshme ndërmjetësimin e SHBA-së në dialogun Kosovë-Serbi.
 
“Duke marrë parasysh rolin vendimtar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në përfundimin e luftërave të përgjakshme në ish-Jugosllavi, është pothuajse e paimagjinueshme d të ketë një marrëveshje përfundimtare/historike Kosovë-Serbi pa përfshirjen direkte të ShBA”, shkruan Pacolli.
 
Postimi i Behgjet Pacollit në Facebook:
“Përfshirja e SHBA në dialogun Kosovë-Serbi, e domosdoshme.
Duke marrë parasysh rolin vendimtar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në përfundimin e luftërave të përgjakshme në ish-Jugosllavi, ndërtimin e paqes dhe garantimin e stabilitetit në Evropën Juglindore, respektivisht Ballkanin Perëndimor është pothuajse e paimagjinueshme dhe shumë e vështirë të ketë një Marrëveshje përfundimtare/historike Kosovë-Serbi pa përfshirjen direkte të ShBA-ve.  Andaj, përfshirja direkte e SHBA-së bashkë me BE-në, në fazën përfundimtare është e domosdoshme, në mënyrë që të sigurohet një Marrëveshje përfundimtare e pranueshme dhe e zbatueshme për të dy palët”, shkruan Pacolli.
 
Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Flakët agresive rrezikuan banesat në Finiq, ndërhyrja nga ajri parandaloi shkrumbimin e tyre

Flakët agresive rrezikuan banesat në Finiq, ndërhyrja nga ajri parandaloi shkrumbimin e tyre