Pacolli takim me Mogherinin
kërkon liberalizimin e vizave

Pacolli takim me Mogherinin<br />kërkon liberalizimin e vizave
Ministri i jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli, është takuar me shefen e diplomacisë së Bashkimit Evropian, Federica Mogherini.

Gjatë takimit Pacolli k akërkuar liberalizimin e vizave, si një hap që do të ndikont edukshëm në prespektivën e rinjve kosovarë.

 “Liberalizimi i vizave është hapi vendimtar që duhet kryer tani, sepse ndikon fuqishëm në perspektivën e të rinjve kosovarë që janë të edukuar mirë, me mendje të hapur dhe për një Kosovë me frymë të re evropiane”, ka thënë Pacolli.

Në vazhdim të takimit është diskutuar edhe për fazën e re të dialogut për normalizimin e plotë të marrëdhënieve në mes Kosovës dhe Serbisë.

Në lidhje me këtë çështje, Pacolli ka rikonfirmuar përkushtimin e institucioneve të Kosovës për dialog, duke konsideruar se është shumë e rëndësishme që të ketë një afatizim kohor, përderisa Mogherini ka kërkuar zotim nga pala kosovare për implementimin e marrëveshjeve të arritura deri më tani. 

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Flakët agresive rrezikuan banesat në Finiq, ndërhyrja nga ajri parandaloi shkrumbimin e tyre

Flakët agresive rrezikuan banesat në Finiq, ndërhyrja nga ajri parandaloi shkrumbimin e tyre