Kukësi do të luajë të mërkurën një ndeshje mjaft të vështirë përballë Laçit në kuadër të gjysmëfinales së Kupës së Shqipërisë, ku ndeshja e parë është mbyllur me rrjeta të paprekura.
Në një prononcim para ndeshjes, trajneri i Kukësit, Peter Pacult është shprehur se kjo ndeshje do të jetë po aq e vështirë sa edhe ajo me Partizanin. I pyetur për rezultatin e ndeshjes së parë, tekniku austriak thotë se shifrat 0-0 favorizojnë Kukësin, ndërkohë që tregon se nga skuadra kërkon që të fitojë me lojë, pasi nuk është përgatitur për penalltitë.
/Shqiptarja.comLaçi, kundërshtari me të cilin përballemi në Kupë, është një skuadër po aq e fortë sa Partizani. Është një ndeshje e vështirë por nëse përsërisim lojën që bëmë ndaj Partizanit, mund t’ia dalim.
Barazimi 0-0 na favorizon disi, për faktin se ndeshjen e kthimit e kemi në shtëpi. Nuk kemi bërë përgatitje për penallti dhe në rast se nesër fitoj 1-0 do isha i kënaqur. Qëllimi i radhës është të arrijmë në finalen.![]()
Trajneri i Kukësit, Peter Pacult
Komente
