Padi kryetarit të komunës në Dibër
PS shqetësohet rezultatin online
Padi kryetarit të komunës në Dibër
PS shqetësohet rezultatin online
TIRANE - Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi të depozitojë në prokurori kallëzimin penal ndaj Bajram Himallarit, kryetari i komunës së Kalasë së Dodës në Dibër. Ai akuzohet për shkelje të Kodit Elektoral me caktimin e qendrës së votimit, aty ku zgjedhësit e kanë të vështirë të shkojnë.
"Jemi në pamundësi të rregullimit të një vendimi të paligjshëm të kryetarit të komunës, por kjo nuk na pengon për të bërë kallëzim penal ndaj këtij kryetari komune, i cili ka sjellë në vështirësi të gjithë zonën në lidhje me ndryshimin e qendrave të votimit duke i vendosur jashtë kritereve të përcaktuara në Kodin Zgjedhor"- tha kryetarja e
KQZ, Lefterie Lleshi.
Kjo kërkesë erdhi nga shqetësimi që ngriti PD në KQZ. "E drejta e qytetarëve ku shkon? Kush do e zgjidhë këtë, prokuroria apo KQZ?", tha përfaqësuesi i PD, Njazi Kosovrasti. Një gjë e tillë konsiderohet si veprim i qëllimshëm i tij, nisur nga fakti se ky është rast i përsëritur nga Himallari.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve bën të ditur se do të penalizojë të gjithë kryetarët e komunave që tentojnë të shkelin kodin elektoral. Po sot KQZ do të vendosë edhe për akreditimin e vëzhguesve për zgjedhjet.
PROJEKTIShqetësimi që ngriti përfaqësuesi ligjor i PS, Genc Gjonçaj kishte të bënte me projektin që do të aplikohet ditën e zgjedhjeve për paraqitjen on line të rezultatit të zgjedhjeve. “Kërkojmë të dimë si po ecën puna me projektin për elektronikën për ditën e zgjedhjeve për paraqitjen e rezultatit paraprak?
Kujtojmë që në zgjedhjet e 2011 në Tiranë rezulatit në tabelë doli një javë me vonesë. Ne nuk kemi asnjë informacion si po shkon realizimi i këtij projekti, kush do të marrë pjesë e si do të trajnohen”, tha Gjonçaj.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 04.06.2013
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
66.4%
-
Jo
30.4%
-
Nuk e di
3.2%
Vota total: 3695
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Nesër hapi i parë i procesit historik, diaspora nis regjistrimin për zgjedhjet e 11 majit! Çfarë duhet të dinë emigrantët
10 Janar, 15:38
-
Dështojnë negociatat! PD bllokon votimin elektronik në qarqe, do testohen vetëm në disa qendra në Tiranë
10 Janar, 15:33
-
Zgjedhjet e 11 majit, Rama mbledh drejtuesit politikë në PS! Fokusi te vota e diasporës
9 Janar, 16:53
-
KQZ 'kënaq' PD e PS, diaspora do të sqarohet me SMS për gabimet në regjistrim, mund të riaplikojnë
9 Janar, 15:51
-
Diaspora voton! Të shtunën hapet regjistrimi për emigrantët, në KQZ partitë ende debat të ‘ndezur’
8 Janar, 16:13
-
Vota e diasporës kërkon ndërhyrje në Kod Zgjedhor, PS-PD drejt negociatave! Duhen afate të reja, mazhoranca gati 'të lëshojë' numërimin në KQZ
7 Janar, 19:04
-
Eduard Zaloshnja: 3.73 milionë shtetas në moshë për votim dhe 900 mijë fëmijë e adoleshentë
7 Janar, 12:15
-
Zgjedhjet/ Nga 11 janari, qeveria e bashkitë ‘kyçen’ për fushatë, ndalohen legalizimet e bonuset! KQZ skuadër për monitorimin e politikanëve në internet
6 Janar, 16:25
-
Zgjedhjet 2025/ Taulant Balla thirrje diasporës të regjistrohet prej 11 janarit: Fleta e votimit pas plotësimit duhet nisur për në Shqipëri
5 Janar, 16:46
-
KQZ testim teknik Platformës Elektronike të Regjistrimit në prani të Shoqërisë Civile
3 Janar, 18:32
-
Speciale/ Zgjedhjet 2025, ja si do regjistrohet një emigrant për të votuar! Celibashi për Report Tv: Qeveria 5 mln euro për të paguar postën, por duhet ndryshuar Kodi
2 Janar, 11:40
-
Celibashi uron vitin e ri 2025: Ftesë të gjithë emigrantëve të regjistrohen nga 11 janari për zgjedhjet parlamentare
1 Janar, 18:44