Padi Prendit, i jepte rrogën shefes
në Gardë pa qenë fare në Shqipëri
Ish-komandantët e Gardës së Republikës, Ndrea Prendi e Artan Hoxha, si dhe dy punonjës të tjerë të Gardës janë kallëzuar në Prokurori nga Ministria e Brendshme pasi për 3 vjet (nga viti 2010-2013) kanë firmosur për pagat e ish- shefes së Zyrës së Burimeve Njerëzorë në Gardën e Republikës, për një periudhë kur Shqipe Spahiu nuk ka qenë fare në Shqipëri.
TIRANE - Ish-komandantët e Gardës së Republikës, Ndrea Prendi e Artan Hoxha, si dhe dy punonjës të tjerë të Gardës janë kallëzuar në Prokurori nga Ministria e Punëve të Brendshme për shpërdorim detyre. A1 Report mëson se padia është bërë gjatë ditës së enjte në Prokurorinë e Tiranës nën akuzën se kanë firmosur për pagat e ish- shefes së Zyrës së Burimeve Njerëzorë në Gardën e Republikës, për një periudhë kur Shqipe Spahiu nuk ka qenë fare në Shqipëri.
Auditi i Ministrisë së Punëve të Brendshme në Gardën e Republikës ka nxjerrë në pah se punonjësja e Gardës ka përfituar padrejtësisht paga nga viti 2010-2013. Nga verifikimet e kryera në sistemin TIMS ka rezultuar se zonja Spahiu një muaj para se të merrte pagën e parë në mënyrë abuzive, ka dalë jashtë Shqipërisë dhe mësohet se ende nuk është kthyer. Pra, sipas auditit të Ministrisë së Brendshme ish- shefja e Zyrës së Burimeve Njerëzorë në Gardën e Republikës ka përfituar për 3 vjet pagën për këtë post që mbante, pa punuar asnjë ditë, dhe firmosur nga eprorët e saj, Prendi dhe Hoxha.
Për këtë arsye u kallëzuan penalisht pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për konsumim të elementëve të veprës penale “Shpërdorim detyre” dhe “Përfitim nëpërmjet mashtrimit”:
- Ndrea Prendi, ish-Komandant i Përgjithshëm në Gardën e Republikës
- Artan Hoxha, ish-Komandant i Përgjithshëm në Gardën e Republikës
- Vojsi Bendaj, Specialist për Gadishmëri në Njësi dhe Përgjegjës për Pikat Autonome
- Shqipe Spahiu, ish-shefe e Sektorit të Burimeve Njerëzore në Gardën e Republikës
Kallëzimi penal i Ministrisë së Punëve të Brendshme është regjistruar në Prokurorinë e Tiranës dhe pritet marrja në pyetje e tyre.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Janar, 09:41
Secila parti në zgjedhje me 46 deputetët e parë të fiksuar, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
31.5%
-
Të gabuar
53.8%
-
Nuk e di
14.7%
Vota total: 143
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Komisioni ‘Xhafaj’/ Gazetari Toska: Duan ta bëjnë Kuvendin me 100 deputetë, Presidentin ta zgjedhë populli, ndryshojnë numrin e bashkive
23 Janar, 23:02
-
Sherr mes deputetit të PS e Toskës! Gazetari: Je ushtar, sa para ke dhënë që u fute në listë?
23 Janar, 22:55
-
Zgjedhjet/ Zaloshnja: Betejë vetëm për 48 mandate, 92 deputetë i caktojnë Berisha e Rama
23 Janar, 22:41
-
Spahiu: Listat e mbyllura shkatërrojnë partitë e reja, sepse askush s’pranon të renditet i dyti! Ndaj Rama-Berisha i kanë futur në konflikt mes tyre
23 Janar, 22:37
-
‘Meta e Berisha janë bashkë’, Shehi ‘këshilla’ partive të reja: Bashkohuni, ne të vjetrit po rrimë me njëri-tjetrin
23 Janar, 22:36
-
Ndryshime në Kod për votën e diasporës, Krashi kritika: Pas 4 muajsh, u kujtuam që e kemi bërë gabim! Shehi: S’e çan dot pushtetin, ‘tasin e supës’ e kanë PS e PD
23 Janar, 22:25
-
Spanjë/ Ja si u godit banda e 6 ‘skifterëve’ shqiptarë! Gjykata i lë në burg, 300 mijë euro grabitje në pak javë, 2 do ekstradohen (VIDEO)
23 Janar, 22:11
-
Presidenti Trump urdhëron deklasifikimin dhe publikimin e dosjeve për eliminimin e ish-presidentit Kennedy dhe Martin Luther King
23 Janar, 22:02
-
Spahiu: Berisha refuzoi votën elektronike, që komisionerët e PD-PS të vjedhin votat e partive të reja! Vota e Diasporës s'është e fshehtë, do kompromentojë zgjedhjet
23 Janar, 21:54
-
Trump tha se do heqë ligjin e nënshtetësisë për fëmijët që lindin në SHBA, Gjykata pezullon përkohësisht urdhrin e Presidentit
23 Janar, 21:40
-
Marrëveshje PS-PD/ Kreshnik Spahiu: E harruan qeverinë teknike dhe mosbindjen civile! Teatër i dy aktorëve komikë! Vota e diasporës do i bëjë gropën opozitës
23 Janar, 21:20
-
Rusia: Asgjë e re në kërcënimet e Presidentit Trump rreth luftës së Moskës në Ukrainë
23 Janar, 21:01