Padia e Belerit për tjetërsim tokash në Himarë, Jorgo Goro merret në pyetje për herë të dytë nga SPAK: Isha për shpjegime

Kryetari në detyrë i bashkisë së Himarës, Jorgo Goro është marrë në pyetje nga SPAK për afro tre orë, pas padisë së bërë ndaj tij nga kryetari i zgjedhur i Himarës Fredi Beleri, i cili aktualisht ndodhet në burg për blerje votash. Pasi ka dalë nga prokuroria e Posaçme, Goro u tha gazetarëve se ishte paraqitur për të dhënë shpjegime, por pa dhënë të tjera detaje.

Kujtojmë se në kallëzimin penal të kryer nga Fredi Beleri, ai akuzon kryetarin Jorgo Goro, se ka trajtësuar një pronë në favor të të tretëve, pronë e cila pasi është blerë, është marrë statusi i investitorit strategjik nga shtetasi Artan Gaçi, ish-deputet i Partisë Socialiste dhe bashkëshorti i ish-ministres së Jashtme Olta Xhaçka.

Më konkretisht, bëhet fjalë për një sipërfaqe toke prej 5512 metra katrorë, të përfituar në mënyrë të parregullt nga Foto Pavllo Mëhilli.

Beleri paditi për vperat penale Jorgo Goron për veprat penale ‘Shpërdorim detyre’, ‘Falsifikim i dokumenteve, nga personi që ka për detyre të lëshojë aktin; Foto Pavllo Mehilli (trashëgimtarët), banues në Dhërmi, për kryerjen e veprës "Falsifikimi i dokumenteve", "Pastrimi i produkteve te veprës penale". Artan Gaxhi, për kryerjen e veprës penale "Falsifikimi i dokumenteve", dhe "Pastrimi i produkteve të veprës penale".- Olta Xhaçka, ish- Ministre e Punëve të Jashtme, deputete, për kryerjen e veprës penale "Shpërdorimi i detyrës".

 

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Toku: 17/01/2024 13:12

    Ajd kemben e mbare me shpjegimet o plere burr

    Përgjigju
    • Himarioti: 17/01/2024 17:30

      U kenaqe Taku Beleraqi? O anti-shqiptare, rrace e qelbur. Harrove qe Beleraqin e ke ne burg dhe nuk del andej per 5 vjet?

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Nesër 5-vjetori i SPAK/ Zv.ndihmës sekretar i SHBA për Ballkanin Perëndimor, Kasanof vjen në Tiranë

Nesër 5-vjetori i SPAK/ Zv.ndihmës sekretar i SHBA për Ballkanin Perëndimor, Kasanof vjen në Tiranë