Padia e Dashamir Shehit për ndryshimet e Kodit Zgjedhor, Kushtetuesja cakton 26 Nëntorin për dëgjesë publike! (DOKUMENTI)

Padia e Dashamir Shehit për ndryshimet e Kodit Zgjedhor, Kushtetuesja cakton 26 Nëntorin për dëgjesë publike! (DOKUMENTI)

Gjykata Kushtetuese

Tiranë- Gjykata Kushtetuese ka vendosur që të shqyrtojë më 26 Nëntor në seancë publike kërkesën e depozituar nga Dashamir Shehi për ndryshimet në Kodin Zgjedhor të kaluara në seancën e 26 Korrikut nga dy partitë e mëdha me votim në Parlament.

Në emër të partisë së tij Lëvizja për Zhvillim Kombëtar, bashkë me “Shqipëria Bëhet”, ata depozituan ankimim në GJK kundër ndryshimeve të Kodit Zgjedhor dhe veçanërisht çështja e listave të hapura.

Siç njoftin sekretari i Kushtetueses, seanca do mbahet në orën 10, palët duhet të paraqiten 10 minuta para dhe kanë në dispozicion 20 minuta për dëgjesë.

Kryetari i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar, Dashamir Shehu, ka paditur në muajin Gusht të këtij viti ndryshimet në Kuvend.

Kodi i ri u miratua me votat e Partisë Socialiste dhe ato të deputetëve të PD, ndërsa ndryshohej formula e listave për deputetë.

Tashmë përcaktohet që 1/3 e kandidatëve do të përcaktohet nga partitë përkatëse.

Në padi specifikohet se deputetët duhet të vendosen nga qytetarët, jo partitë, ndërsa ka kërkuar lista të hapura.

A.Q/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    7 Dhjetor, 15:58

    Sipas jush kush duhet ta numërojë votën e diasporës?



×

Lajmi i fundit

'Shqetësimi i Ramës, votuesit gri', Poli Hoxha: Vota e diasporës do jetë autogol për opozitën

'Shqetësimi i Ramës, votuesit gri', Poli Hoxha: Vota e diasporës do jetë autogol për opozitën