Padia e fermerëve për ndarjen e naftës, reagon kryebashkiaku i Vaut të Dejes: Lojë politike nga Zef Hila, nuk ka pse fshihet si struci! Gjithçka e bën për të marrë karrigen time

Kryetari i Bashkisë Vau Dejës, Mark Babani, në një deklaratë për mediat ka hedhur poshtë akuzat e ngritura një ditë më parë nga fermerët për ndarjen e naftës. Ai ka deklaruar se kjo padi nuk është për fermerët por është një lojë politike nga ish kryetari i bashkisë Zef Hila aktualisht deputet i PD.

“Ato po mundohen të njollosin çdo iniciativë që po bëhet për mirë në Vau Dejes, dhe të gjitha akuzat dhe hetimet kanë rënë poshtë. Askush nuk ka pse fshihet si struci pas emrit të fermerëve, dhe këto iniciativa nuk i shërbejnë zhvillimit por bëhen vetëm për interesa personale për karrigen e kryetarit të bashkisë në të ardhmen. Me keqardhje them se PD në Vau Dejes është kthyer në një grup interesash të vogla të cilat nuk i ofrojnë shpresë banorëve por vetëm një individi”, u shpreh Mark Babani.

Një ditë më parë, fermerët e bashkisë së Vaut të Dejës akuzojnë se janë përjashtuar pa të drejtë nga subvencionet e shtetit për naftën dhe se përfitues janë zgjedhur persona fiktivë që nuk kanë as toka bujqësore. Pasi nuk gjetën zgjidhje në 2 protesta para bashkisë, fermerët e Vaut të Dejës iu drejtuan rrugës ligjore përmes një kallëzimi në Prokurorinë e Shkodrës. Prokurorisë i kërkojnë të bëjë hetime të shpejta për të mos rrezikuar tu prishen të mbjellat sezonale, të cilat nuk mund t’i punojnë dot me çmimin në rritje të naftës.

/Sh.Sh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja