Në Gjykatën Administrative do të zhvillohet sot seanca e radhës gjyqësore mes prokurorit të posaçëm Ols Dado dhe kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj.

Seanca e fundit u shty për t’u dhënë kohë palëve të njihen me kërkesën e shoqatës “Asociacioni Kombëtar i Medias dhe Drejtësisë” që kërkon të përfshihet në gjykim.  Shoqata kërkon që Administrativja të shpallë të pavlefshëm dekretin me të cilin Ols Dado u emërua prokuror në vitin 2008.  Sipas përfaqësuesve të saj, çështja ka interes publik dhe lidhet me integritetin e sistemit të drejtësisë, një nga objektivat kryesore të veprimtarisë së kësaj shoqate.

Kryebashkiaku kërkon anulimin e dekretit të presidentit që e emëroi Dadon prokuror në 2008 pa shkollën e Magjistraturës. Palë e paditur, është edhe presidenca, institucioni që në atë kohë kur drejtohej nga Bamir Topi, dekretoi emërimin e Ols Dados prokuror.

Lajmi në përditësim...

-------------------------------

Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë