Gjykata e Beratit do të shqyrtojë më 16 maj 2018 padinë e LSI ndaj kryeministrit Edi Rama, për thirrjet e këtij të fundit ndaj policëve të shtetit gjatë fushatës zgjedhore.

Gjatë fushatës për zgjedhjet parlamentare të 25 qershorit 2017, LSI akuzoi dhe më pas paditi kryeministrin Rama, me pretendimin se kishte kërkuar që policët të zhvisheshin nga uniformave dhe të dilnin në fushatë për të mbledhur vota për Partinë Socialiste.

Lidhur me këtë, Gjykata e Beratit do shqyrtojë kërkesën e partisë opozitare për rikthimin e hetimit ndaj kryeministrit. Prokuroria mbylli hetimet pas ndjesës së kryeministrit Rama në ‘Facebook’, duke ja kaluar çështjen Gjykatës së Beratit, pasi deklaratat e Ramës u bënë nga qyteti i Kuçovës.



(Vendimi i Gjykatës së Beratit për nisjen e gjyqit ndaj Ramës)