TIRANE- Ka përfunduar në Gjykatën e Tiranës, dosja ndaj ish-kreut të INUK, Zyhdi Dajti, bashkë me 14 persona të tjerë. Prokuroria e kryeqytetit, pasi e ka plotësuar dosjen, e ka çuar atë në gjykatë, ku dhe pritet që të nisë procesi ndaj Dajtit. Ky i fundit, është denoncuar nga Bashkia e Tiranës, për bllokimin e punimeve të Bulevardit të ri të Tiranës. Gjithashtu ndaj tij është bërë një denoncim edhe nga Xhuvi Sharxhi për bllokimin e ndërtimit të një pallati të ndodhur në rrugën e Elbasanit.