Padia e PS për Berishën, Basha:
Thjeshtë hakmarrje primitive

Padia e PS për Berishën, Basha:<br />Thjeshtë hakmarrje primitive
Kryetari i partisë Demokratike Lulzim Basha ka reaguar për padinë që Partia Socialiste ka bërë nga ish kryeministrit Sali Berisha, për thirrjet që ai bëri në parlament për armatosjen e popullit.

Basha ka thënë se kjo është një hakmarrje primitive, ndonëse Berisha denoncoi krimet e tij.

Kjo sipas Bashës tregon lidhjet e Ramës me krimin, por Shqipëria dhe shqiptarët po ngrihen mbi krimin dhe lidhjet e tij me pushtetin.

Ja statusi i Lulzim Bashës në Facebook.
Edi Rama eshte ne hall te madh. Nje e nga nje po i bien "trimat" nga Mark Frroku tek Arben Ndoka, nga Emiliano Shullazi tek Arben Frroku. Vjedhjet po i dalin sheshit e askush nuk e beson me. Ne menyre primitive ka nisur te hakmerret. E nisi me Shullazin e u hakmorr ndaj Sali Berishës. 
Sali Berisha denoncoi krimet e tij, ndërhyrjen për të kapur rektoratin, ndaj banda thirri byronë, dhe byroja veproi sipas paktit. Adjutanti ishte ai, vegla e Ramës për punët e pista. Taulanti.
Po sot, i njëjti adjutant-taulant u shfaq sërish, duke shërbyer një bandë tjetër të Edi Ramës, duke paralajmëruar një hakmarrje tjetër të krimit ndaj Sali Berishës. Se ju prishi planet për ta mbajtur të fshehtë ndalimin në Holandë të Arben Frrokut i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e komisarit Lamaj.
Ky eshte aksioni i përbashkët Shullazi Rama dhe Frroku Rama. A di ta dallojë ndokush ku mbaron banda e ku nis kryeministri? Asnjë fije e hollë nuk i ndan.
Këto janë klithmat e fundit të krimit në pushtet, sepse ora po afron. Sunduan tre vite, po koha mbaroi. Shqipëria dhe shqiptarët po ngrihen mbi krimin dhe lidhjet e tij me pushtetin.

Kallëzimi për Berishën nga PS, Topalli: Hakmarrje primitive

Deputetja e Partisë Demokratike, Jozefina Topalli e ka konsideruar si një hakmarrje primitive kallëzimin e bërë në prokurori nga Partia Socialiste për ish kryeministrin Sali Berisha, pas thirrjes që ky i fundit bëri në parlament për armatosjen e popullit.

Sipas Topallit, Berisha u kallëzua pasi denoncoi faktin se Arben Frroku ishte arrestuar në Hollandë, ndërkohë që u dënua me 10 ditë përjashtim nga kuvendi, pasi denoncoi Shullazin.

Reagimi i Topallit ka ardhur në një status të sajin në rrjetin social ‘Facebook”.

Ja statusi i saj në Facebook
Denoncoi Shullazin e perjashtuan 10 dite, denoncoi Arben Frrokun i bejne kallezim penal!
Hakmarrje primitive e nje te deshperuari !

 
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Tirana rrezikon mbijetesën, pesë titullarë me 'valixhe në duar'

Tirana rrezikon mbijetesën, pesë titullarë me 'valixhe në duar'