TIRANË - Ka drejtuar për disa vite Institutin e Mjekësisë Ligjore, por tashmë ish-drejtorit Besim Ymajt i janë hapur probleme me ligjin, për shkak se një audit i ministrisë së Drejtësisë e ka kapur me shkelje. Shkelje këto që janë konstatuar nga një audit i ministrisë së Drejtësië. Sipas këtij auditi, ish-drejtori Besim Ymaj, gjatë funksionit të tij ka abuzuar me detyrën, duke i shkaktuar një dëm buxhetit të shtetit me vlerën prej 12 milion e 228 mijë lekë të vjetra.
Kjo shumë tashmë kërkohet të kthehet nga Besim Ymaj. Mirëpo nga sa mësohet ish-drejtori ka refuzuar kërkesat e herë pas hershme të ministrisë së Drejtësisë, për kthimin e kësaj shume. Nisur nga kjo situatë ku ish-drejtori ka refuzuar të gjitha kërkesat për të kryer vullnetarisht pagesën e sipërcituar,Instituti i Mjekësisë-Ligjore i është drejtuar gjykatës së Tiranës duke kërkuar kthimin e shumës prej 12 milion e 228 mijë lek të vjetra.Nuk dihet me saktësi se çfarë shkeljesh janë bërë nga ana e mjekut Besim Ymaj, por instituti këmbëngul që kjo shumë financiare të kthehet nga ish-drejtori.
Kërkesa padia
Padia civile e Institutit të Mjekësisë-Ligjore është depozituar në 2 mars të këtij viti. Çështja civile mban numrin 6740 dhe se i paditur rezulton të jetë, Besim Ymaj. Objekti i kësaj padie civile është kërkimi dhe kthimi i shumës prej 1.228.492 lekë nga i padituri Besim Ymaj, si rrjedhojë e përgjegjësisë që buron nga shkaktimi i dëmit sipas raportit përfundimtar të auditit të Brendshëm të Ministrisë së Drejtësisë, të datës 9 nënëtor 2015 ku ritheksoheshin detyrat e lëna nga raporti përfundimtar i auditimit i datës 31 janar 2014.
Aktualisht çështja është në fazën fillestare dhe se gjyqtari i dosjes është caktuar Marjana Shegani. Besim Ymaj njihet si një nga ekspertët më të mirë mjeko-ligjorë.Ai ka drejtuar për disa vjet me radhë institutin e mjekësisë ligjore dhe se tashmë punon dhe në një studio private mjeko-ligjore. Gjatë ushtrimit të detyrës së tij, Besim Ymaj ka kryer qindra ekspertiza mjeko-ligjore, të cilat kanë përcaktuar dhe fatin e drejtësisë në disa çështje.
Redaksia Online
(E.Ç./shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com