Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj mbërriti sërish në Gjykatën Administrative, për të marrë pjesë personalisht në gjyqin kundër Ols Dados. Për këtë të fundit, Veliaj kërkon shpalljen e pavlefshmërisë së emërimit si prokuror në vitin 2008.

Veliaj mbante në dorë një libër në gjuhën angleze të autores Naomi Alderman, që titullohej “Mos digjni askënd në turrën e druve sot”. 


Lajmi kryesor:

Padia kundër Dados/ Veliaj në gjyq: Procesi ndaj meje u ngrit në errësirë! I rrëzohet kërkesa për gjyq live! KLP: Të moslegjitimohet si palë paditëse