Padia ndaj Imamit, jehonë
edhe në mediat amerikane

TIRANË - Lajmi mbi padinë ndaj ish ministrit të mbrojtjes Arben Imami, i bërë publik një ditë më parë nga pasardhësja e tij Mimi Kodheli ka bërë jehonë edhe në mediat ndërkombëtare.
 
"Qeveria e re kërkon gjykimin e ish ministrit"- është titulli i prestigjozes amerikane "Washington Post" e cila shkruan për akuzat për abuzime me 1.2 milion euro pagesa për reklamat televizive, ku bazohet dhe padia kundër Imamit. Kallëzimi penal është bërë edhe për disa ish-punonjës të kësaj ministrie.
 
Qeveria 3 muajshe e socialistëve thotë se do të kërkojë ndjekjen penale të ish ministrit konservator lidhur me akuzat për korrupsion, duke shkaktuar një raund të ri konfrontimesh mes dy partive kryesore në vend-vijon shkrimi. "Washington Post" i referohet më pas deklaratës së djeshme të ministres së mbrojtjes Mimi Kodheli dhe reagimit të bërë nga ish ministri Imami i cili mohoi akuzat duke e quajtur hetimin një akt primitiv hakmarrje të drejtuar nga kryeministri Edi Rama.
 
 "Dy partitë janë mbërthyer në një rivalitet të ashpër dhe e akuzojnë shpesh njëra tjetrën për korrupsion"-vijon shkrimi. Ndërkaq gazeta kujton se grupi ndërkombëtar Transparency International e ka renditur Shqipërinë në vendin e 116-të nga 177 vende të indeksit të korrupsionit për 2013-ën.
imami korrupsioni
(Foto nga lajmi i botuar në "Washington Post")
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet/ Daci në Repolitix: PS më e favorizuara nga vota e diasporës! Basha: Do votojnë kundër pushtetit! Muça: Do jetë pjesëmarrje qesharake

Zgjedhjet/ Daci në Repolitix: PS më e favorizuara nga vota e diasporës! Basha: Do votojnë kundër pushtetit! Muça: Do jetë pjesëmarrje qesharake