Padia për 25 mln lekët e qirasë, LIBRA i përgjigjet çiftit Hafizi: S'kemi asnjë marrëdhënie juridike

Padia për 25 mln lekët e qirasë, LIBRA i përgjigjet çiftit Hafizi: S'kemi asnjë marrëdhënie juridike

Partia LIBRA

Partia LIBRA i është përgjigjur bashkëshortit të ish-deputetes Mimoza Hafizi, lidhur me padinë për lekët e qirasë. Biznesmeni Hasan Hafizi kërkon që partia LIBRA t’i kthejë 25 milionë lekë për qiranë dhe vlerën e përdorimit të ambienteve nga kjo parti nga 1 nëntori 2016 deri më 31 tetor 2017.

LIBRA sqaron se nuk ka asnjë marrëdhënie juridike me Hasan Hafizin dhe si rrjedhojë nuk mund të pretendohet asnjë pagesë detyrimi nga ky zotëri. Sipas kësaj partie policie, provë e këtij fakti janë deklarimet e kryera pranë KQZ-së dhe Drejtorisë së Tatimeve Tiranë.

Pergjigje ndaj Hasan dhe Mimoza Hafizit mbi padinë gjyqësore me anë të së cilës ky çift i kërkon Librës 25 milionë lekë të vjetra. Në ditët e fundit subjekti politik “LIBRA” ka vënë re një fushatë të rëndomtë dizinformimi në median vendase ku objekt i saj është një proces gjyqësor civil i filluar nga bashkëshorti i “ish nënkryetares së LIBRA”. Për këtë arsye dhe për të sjellë përpara publikut të gjerë dhe, sigurisht, anëtarëve dhe simpatizantëve të Partisë një version të njëjtë me të vërtetën ju informojmë për sa vijon.

Regjistrimi në gjykatë i një Kërkesë Padie, me palë paditëse Z. Hasan Hafizi, palë të Paditur Partinë “LIBRA” dhe palë të tretë A.LL (C), ka si objekt të sajin “detyrimin e pagesës për vlerën e qirasë së ambienteve të përdorura nga Partia “LIBRA” në periudhën nëntor 2016 – tetor 2017” dhe kërkesën për vendosjen e sekuestros konservative mbi llogaritë bankare të “LIBRA” në vlerën Lekë 2.520.000.

Vlen të nënvizojmë faktin që Partia “LIBRA” nuk ka asnjë marrëdhënie juridike me Z. Hasan Hafizi dhe si rrjedhojë nuk mund të pretendohet asnjë pagesë detyrimi nga ky zotëri, aq më tepër të regjistrohet si palë e Paditur në një proces gjyqësor dhe ti kërkohet shlyerje detyrimi gjyqësisht. Provë e këtij fakti janë deklarimet e kryera pranë KQZ-së dhe Drejtorisë së Tatimeve Tiranë.

Së dyti, është për tu theksuar që Partia “LIBRA” ka respektuar me përpikmëri kushtet e Kontratës së Qirasë që ka pasur me Qiradhënësin, ashtu si edhe provohet nga pagesa e tatimit në burim nga ana e “LIBRA”.

Në një raport të deformuar juridik midis Qiradhënësit A.LL (C) dhe Z. Hafizi, ku partia “LIBRA” nuk ka aprovuar dhe nuk ka patur as minimalisht dijeni, pretendohet që të shkëmbehen rolet kaq thjeshtë, duke dalë Z. Hafizi si Kreditor i “LIBRA” e duke hedhur tymse në tregun mediatik se gjasme “LIBRA” nuk paska respektuar detyrimet.

Së fundmi jemi të mendimit që cështja civile e regjistruar në Gykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë do të duhet ti lihet në administrim drejtësisë dhe mbrojtësave ligjorë të emëruar prej palëve dhe të mos tregtohen dizinformacione sipas oreksit të gjithkujt që mendon që me depozitimin e një kërkesë padie personifikohet automatikisht me atë që ka të drejtë dhe që “duhet të jetë fitues”. LIBRA


(Reagimi i partisë LIBRA)

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ Shiste fishekzjarre nga bagazhi i makinës, në hetim të lirë 46-vjeçari! Policia shton masat kundër shitjes së lëndëve piroteknike

Tiranë/ Shiste fishekzjarre nga bagazhi i makinës, në hetim të lirë 46-vjeçari! Policia shton masat kundër shitjes së lëndëve piroteknike