Padia për shpifje për emisionin ‘Piranjat’, Veliaj: Do habiteni kur të mësoni kush është i lidhur me iranianët! Intervistën e bëri operativi politik i Metës

Padia për shpifje për emisionin ‘Piranjat’, Veliaj: Do habiteni kur të mësoni kush është i lidhur me iranianët! Intervistën e bëri operativi politik i Metës

Erion Veliaj

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, në një intervistë për Euronews, ka deklaruar se intervista e sajuar nga emisioni ‘Piranjat’, lidhur me deklarimet e një shtetasi Italian, është një inskenim nga njerëzit e Ilir Metës, të cilët do të përballen për shpifjet në gjykatë. Ai shtoi se në fakt, opinioni publik do të habitet kur të mësojë shumë shpejt se kush është i lidhur me iranianët.

“Të gjithë janë paditur sepse intervistën nuk e ka bërë gazetari. Ai ka marrë vetëm rolin e një ‘killeri’ me pagesë sepse është e vërtetuar shkencërisht, dhe po të jeni të vëmendshëm, intervista është me voice over. Intervistën e ka bërë dikush tjetër, por kanë qenë të pakujdesshëm në montazh, kurse gazetari aty është i kontraktuar si ‘vrasës’ me shirit magnetofoni. Në atë rast, ai nuk ka bërë gazetarin. Ajo intervistë është bërë nga pronari i ‘Piranjave’, është e provuar edhe nga ana laboratorike. Pronari i Piranjave është operativ politik i Ilir Metës, ish Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Bujqësisë, është në SPAK për disa akuza dhe afera. Nëse një gazetar nuk ka bërë vetë intervistën, por është marrë i kontraktuar për të bërë këtë ‘vrasje’ mediatike, do të duhet të japë llogari për këtë dhe ka bërë një gjë shumë të rëndë”, theksoi Veliaj.

Kreu i Bashkisë së Tiranës shkoi edhe më tej, teksa deklaroi se njerëzit do habiten kur të shohin se ata që bërtasin më shumë, në fakt janë të lidhur me iranianët.

“Tani është koha për të bërë gjënë e drejtë. Do të shkoj edhe një hap më tej. Do habitesh kur të mësosh se kush është lidhur me iranianët dhe kush është i lidhur me disa nga ata personazhet, jo po ‘lopa’, jo po dhia, ca personazhe që u aluduan tek ajo intervistë. Kur t’i shohësh do thuash ky paska të drejtë! Pra, këta që shajnë më shumë qenkan me këta përditë. Do e shohësh”, tha Veliaj.

Pas transmetimit të deklarimeve të shtetasit italian Gabriele Tarroni Longhinotti, i arrestuar në vitin 2021 dhe i dënuar nga Gjykata e Tiranës me 6 vite burgim për mashtrim, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, dërgoi në gjykatë për shpifje televizionin Syri, emisionit “Piranjat”, gazetarin Bledian Koka dhe producentin e emisionit, Vojo Bregu.

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Fotoja e Google Maps zbulon vrasësin që ngarkon trupin në makinën e tij

Fotoja e Google Maps zbulon vrasësin që ngarkon trupin në makinën e tij