Padia, Prenga heq dorë
nga rasti i Lindita Çelës

TIRANË - Drejtor i Marrëdhënieve me Publikun në Kryeministri Gjovalin Prenga ka marrë vendimin për tërheqjen e padisë penale të ngritur ndaj gazetares Lindita Çela.
Vendimi i tërheqjes nga padia, vjen në kohën kur pritej të zhvillohej séanca e tretë e këtij procesi të nisur. Lajmi bëhet i ditur nga Unioni i Gazetarëve, kreu i të cilit Aleksandër Çipa është takuar sot me shefin e PR në qeveri, Prenga

Sipas këtij Unioni, tërheqja nga një proces gjyqësor ndaj një gazetari të vetëm, sipas drejtuesit të UGSH-së shpreh më së miri triumfin e arsyes dhe pozitivitetit dhe krijon mirëbesim reciprok në misionin e aktorëve të shoqërisë së hapur si dhe mes pushteteve të një shoqërie demokratike.
“Vendimi tërheqës i zotit Prenga, vlen për gazetarët profesionistë si një akt apelues për më tepër kujdes dhe ndërgjegje etike në komunitetin tonë si dhe për shtimin e besnikërisë ndaj vërtetësisë së fakteve që hidhen në publik, në shkrimet tona”, theksohet në deklaratën për shtyp të Unionit të Gazetarëve.

(aq/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 18 Shkurt, 07:09

    Sulmet nga politika, sipas jush a rrezikon SPAK të shkrihet?



×

Lajmi i fundit

'11 maji do jetë fundi i historisë për Bufin e Kënetës që ka marrë peng opozitën', Rama: Berisha i rri si hije mallkimi Shqipërisë prej 1912

'11 maji do jetë fundi i historisë për Bufin e Kënetës që ka marrë peng opozitën', Rama: Berisha i rri si hije mallkimi Shqipërisë prej 1912