TIRANE - Afro 20 vite pasi Presidenti i Republikës së asaj kohe i dorëzoi të atit dekoratën “Martir i demokracisë”, i biri I kërkon Gjykatës së Tiranës që të detyrojë institucionin e Presidentit që të korrigjojë gjeneralitet dhe atësinë e shkruar në dekoratë.

Lirim Llanaj, i biri I Xhemal Llanajt, vrarë në Burrel më 2 dhjetor të vitit 1946, dorëzoi pak ditë më parë në këtë gjykatë kërkesë-padinë, ndër të parat e këtij lloji. Çështja civile që mban numrin 10600, u dorëzua në sekretarinë e Gjykatës së Tiranës më 6 mars të këtij viti, dhe në rolin e paditësit është Institucioni i Presidentit të Republikës.

Objekti i padisë së Llanajt është konstatimi i pavërtetësisë së atësisë dhe mbiemrit të Xhemal Llanajt, pasqyruar në dekoratën “Martir i demokracisë” akorduar atij nga Presidenti i Republikës me dekretin nr. 813 datë 11.04.1994.

Lirim Llanaj kërkon korrigjimin e tyre, duke vendosur gjeneralitetet e sakta. Çështja ndodhet ende në fazat e para të gjykimit, por burime pranë gjykatës thonë se padia erdhi 19 vite pas lëshimit të dekoratës, pasi Llanaj përfiton nga dëmshpërblimet e ish-të përndjekurve.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 16.03.2013

Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)