TIRANE - Kontrolli i Lartë i Shtetit, pas përfundimit të auditimit të ndërtimit të rrugës “Tiranë-Elbasan”, ka kalllëzuar në Prokurori ish-zëvendësdrejtorin e Autoritetit Rrugor, Skënder Çota, pasi sipas KLSH, ky i fundit me veprimet apo mosveprimet e tij, ka favorizuar një operator ekonomik kundrejt një tjetri, duke i shkaktuar shtetit një dëm ekonomik, prej rreth 134 milionë lekësh ose mbi 1.24 milion dollarë.
Sipas KLSH-së janë evidentuar gjatë auditimit një sërë shkeljesh nga ana e ish-zëvendësdrejtorit Çota sa i përket disiplinës financiare dhe ligjore. Në komunikatën për shtyp të KLSH, theksohet se Çota ka nënshkruar, në kundërshtim me dispozitat përkatëse ligjore e nënligjore, ndryshimin e kontratës së lidhur për ndërtimin e tunelit të Krrabës pa realizuar paraprakisht procedurat përkatëse të prokurimit.
Në këtë mënyrë siç thekson KLSH, Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARSH) nuk ka patur asnjë justifikim ligjor në nënshkrimin e kontratës së mirëmbajtjes me operatorin ekonomik fitues të tenderit të ndërtimit të tunelit, ndërsa procedurat e ndjekura nga ky institucion kanë shmangur konkurrencën për ndërtimin e tunelit të Krrabës.
Po ashtu nga verifikimi i punimeve për segmentin rrugor Sauk-Tuneli i Krrabës dhe Tuneli i Krrabës-Elbasan, nuk janë bërë plotësisht punimet. Ndër të tjera është konstatuar se kontratës së ndërtimit të tunelit i janë realizuar disa ndryshime, në kundërshtim me përcaktimet e kontratës, duke shkaktuar dëm ekonomik me vlerë 12,233,970 lekë.
Një tjetër shkelje konstatuar është edhe blerja e 10 automjeteve për kryerjen e punimeve, por pagesa e kryer për këto automjete është bërë pa asnjë dokument justifikues të shpenzimit të kryer
Po nga auditimi i kontratave të ndërtimit të segmenteve rrugorë Sauk-Tunel dhe Tunel-Elbasan, rezultoi se janë kryer pagesa për shpenzimet e udhëtimit të stafit të mbikëqyrësit të punimeve pa dokumetacion justifikues përkatës.
Një tjetër shkelje e rëndë e evidentuar nga KLSH është edhe ndryshimi i planit të financimit, pa dijeninë e Ministrisë së Financave. Po ashtu shkelje tjetë është realizimi i punimeve në segmente të shkëputura nga njëri tjetri. Si dhe gjithashtu nuk janë marrë masa për parandalimin e aksidenteve, kryesisht në këtë segment rrugor.
PDF - Shkeljet e konstatuara nga KLSHRedaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
49.8%
-
Jo
48%
-
Nuk e di
2.2%
Vota total: 7628
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Skënder Minxhozi: 'Presidenti i paqes' që kërcënon aleatët e vet të NATO-s
11 Janar, 17:39
-
Nesër mot i keq me reshje shiu dhe erë, anulohen lundrimet Durrës-Bari dhe anasjelltas, tragetet rinisen të hënën
11 Janar, 17:38
-
Carlo Bollino: E vërteta për “listat e zeza” për të ftuarit në studiot televizive
11 Janar, 17:30
-
Serie A/ Ismajli e Gjimshiti lënë fushën të dëmtuar, Ramadani rikthehet në fitoren e Leçes! Atalanta ndalet në Udine, Juventus luan derbin
11 Janar, 17:23
-
Danimarka i dërgon mesazh privat mbi Grenlandën ekipit të zotit Trump
11 Janar, 17:21
-
Në Bilçë të Beratit ku kultivohen 200 mijë rrënjë ullinj, fermerët ankohen për pesticidet: Janë të skaduara, s’japin efekt! Shiten pa kontroll
11 Janar, 17:13
-
Thoma Gëllçi: 11 Janari, Dita e Republikës… që askush nuk e përmend!
11 Janar, 17:12
-
‘Ne fermerët jemi dorëzuar, shtet s’ka të na mbrojë!’ Fidanët e agrumeve mbeten pa shitur në Lushnje
11 Janar, 17:06
-
Gjermani/ Socialdemokratët nominojnë sërish Olaf Scholz si kandidat për kancelar në zgjedhjet e 23 shkurtit
11 Janar, 16:59
-
Francë/ Përplasen dy tramvaje në Strasburg, 30 të plagosur (VIDEO)
11 Janar, 16:44
-
Zjarret në Los Anxhelos, Paris Hilton dhuron 100 mijë dollarë për të prekurit
11 Janar, 16:44
-
GOLAT/ Liverpool shkëlqen me 'poker' në FA Cup, Chiesa gjen golin e parë
11 Janar, 16:41