TIRANE- Shpallet e pafajshme edukatorja Alma Toska e cila akuzohej nga prokuroria e Tiranës për “Keqtrajtim të mituri”. Vendimi i gjykatës është marrë në 19 shkurt nga gjyqtari Arben Micko, i cili gjatë analizimit të dosjes ka konstatuar se edukatorja Alma Toska, nuk ka konsumuar elementët e veprës penale, për të cilën prokuroria ka ngritur akuzë. Për pasojë Micko ka vendosur të shpallë të pafajshmë edukatoren Toska, duke rëzuar kërkesën e prokurorisë për dënimin e saj me 6 muaj burgim dhe 40 mijë lekë të vjetra gjobë.
Në total janë kryer 18 seanca gjyqësore ku në seancën e 16-të, përfaqësuesi i akuzës kërkoi në pretencën e tij deklarimin fajtore të të pandehurës Alma Toska, akuzuar për veprën penale të parashikuar nga neni 124/b/1 të K.Penal, dënimin e saj me 6 muaj burgim. Pagimin e shpenzimeve paraprake në masën 4000 lekë në ngarkim të të pandehurës. Ky është rasti i parë në Shqipëri që një edukatore kopshti merret e pandehur nga prokuroria dhe dërgohet në gjykatë për akuzën e “Ketrajtimit të miturit”.
Shkak i kësaj akuze është bërë një denoncim nga dy prindët të një fëmije, të cilët kanë mësuar se edukatorja kishte keqtrajtuar fëmijën e tyre, pasi ai nuk pranonte të flinte. Historia që me shumë gjasë ndodh jo rrallë në kopshtet shqiptare, ka dalë në dritë pas denoncimit që ka bërë nëna e 4-vjeçarit, e cila ka vërejtur gërvishtjet në fytyrën e të birit. Prokurori Granit Shahu ka hetuar për disa muaj për të hedhur dritë mbi rastin dhe në përfundim ka ngritur ndaj edukatores Alma Toska, akuzën “keqtrajtim i të miturit”.
Denoncimi i nënës me inicialet V.L është bërë pasi ajo ka konstatuar shenja dhune në fytyrën e të birit. Edhe vetë i mituri me inicialet D.L. ka dëshmuar në prani të prindërve të tij dhe psikologëve. Por nga ana tjetër, e pandehura Alma Toska ka mohuar kategorikisht ta ketë kapur për faqesh duke i shkaktuar dëmtime fëmijës D.L.
Shkrimi u publikua sot (22.02.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com