TIRANË - Pas dy seancave të shtyra, Gjykata e Apelit hapi këtë të premte procesin në të cilin Prokuroria e Apelit të Krimeve të Rënda kërkon dënimin me burg të përjetshëm për Arben Frrokun dhe anulimin e vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë që e shpalli të pafajshëm biznesmenin për vrasjen e kryekomisarit Dritan Lamaj në shkurt të 2013-ës.
Prokurori Bujar Shehi paraqiti argumentet e organit të akuzës duke deklaruar se Shkalla e Parë ka gabuar me vendimin e pafajësisë ndaj Frrokut, pasi sipas tij duhej marrë për bazë dëshmia e dëshmitarit të mbrojtur Arben Ndoka (emrin e vendosur nga drejtësia).
Vetë Frroku nuk ishte i pranishëm në seancën e pretencës, ndërsa avokati Tonin Prendi kërkoi kohë për të shpallur pretendimet e mbrojtjes. Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda pritet të dalë me një vendim më 22 Qershor.
Vetë Frroku e ka mohuar gjithmonë akuzën, duke pranuar se ka pasur konflikte me Dritan Lamaj por duke përjashtuar se ai është autori vrasjes me pretendimin se kur ka ndodhur ngjarja ai ka qenë duke udhëtuar drejt Greqisë.
Arben Frroku fitoi pafajësinë më 8 Prill të këtij viti, ndërsa prej më shumë se dy vitesh ai ishte i pandehur nga drejtësia për vrasjen e Dritan Lamajt më 24 shkurt të 2013-ës.
Redaksia Online(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
21 Janar, 08:38
14 vite nga vrasja e 4 protestuesve, do bëjë SPAK drejtësi për 21 janarin?
-
Po
54.7%
-
Jo
32.6%
-
Nuk e di
12.7%
Vota total: 687
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Champions League/ PSG përmbys 4-2 Cityn në derbin e milionave, fitojnë Interi dhe Milani! Real Madrid shënon pesë gola, Bayern turpërohet në Holandë
22 Janar, 23:02
-
Itali/ Kishte groposur mbi 2 kg kokainë në kopshtin pranë shtëpisë, arrestohet 39-vjeçari shqiptar me precedentë!
22 Janar, 22:55
-
Dhuna në Oborrin Mbretëror, Spahia: Princ Leka do ankimojë vendimin, i motivuar politikisht! Çaça: Duhej të ishte dënuar edhe Elia
22 Janar, 22:40
-
Zyrtare/ Bologna i përmbysi në Champions, Dortmund shkarkon trajnerin Nuri Sahin
22 Janar, 22:29
-
Serbia 'mobilizohet' për zgjedhjet në Kosovë
22 Janar, 22:25
-
Detaji i dosjes/ Pretendimet e Elia Zaharias në Gjykatë: Mora lëndime nga shtyrja prej Lekës!
22 Janar, 22:04
-
Mourinho bën 'shopping' në Paris, Milan Skriniar përforcon Fenerbahcen
22 Janar, 21:52
-
Dhuna në Oborrin Mbretëror, REPORT TV zbardh vendimin e Gjykatës: Sherri nisi për një dollap mes Gjergj Zaharisë e Princ Lekës! Ja pse u shfajësua Elia
22 Janar, 21:51
-
10 vite stërvitje dhe dietë ekstreme, njihuni me 25-vjeçarin kampion që sakrifikon për Bodybuilding
22 Janar, 21:47
-
Nga Budapesti në Shkodër, 300 objekte shqiptare do ekspozohen për herë të parë
22 Janar, 21:22
-
Zbulohet çfarë shkruhet në letrën që Joe Biden i la Trumpit në Zyrën Ovale
22 Janar, 21:16
-
Pentagoni do të dërgojë 1.500 trupa aktive në kufirin me Meksikën, thonë zyrtarët
22 Janar, 20:54