FIER- Paga e marrë nga puna në fasoneri është e vetmja mënyrë për të ushqyer 5 fëmijët, prandaj është detyruar që të dalë në protestë, së bashku me kolegët e tjerë, për të kërkuar pagën e luftës. Vështirësia e madhe ekonomike e ka detyruar këtë punonjëse, që të dalë në shesh mes rrezikut të infektimit. Ajo shprehet ka nisur të kërkoj një punë tjetër, por në këtë situatë për shkak të COVID-19, e ka pasur të vështirë.
"S'kam asnjë të ardhur, kam 5 fëmijë më këtë rrogë po ushqehesha, nuk kam nga të vete, prandaj kam dalë këtu që të paktën të marrë pagën e luftës. Po mundohemi që të gjejmë një punë tjetër, po s'po mundemi dot", shprehet punonjës.
Punonjësit e kësaj fasoneri në Fier bëjnë fajtor përgjegjësit, sipas të cilëve ua mohojnë pagën e luftës. " Kompania e madhe është në Berat, ka hapur një filial në Fier, prodhon canta kartoni. Kemi punuar deri më 12 mars, pastaj puna u mbyll. Kemi vajtur te tatimet për paketën e dytë, na kanë thënë që ju kanë larguar në datën 7. Jemi rreth 35 punëtor. E dyta është aplikimi që ekonomistët nuk po na bëjnë, se ne nuk dalim në sistem nëse nuk ai nuk na regjistron. Kryeministri Edi Rama ka thënë për paketën e dytë 400 mijë punëtorët që kanë humbur punën për shkak të kësaj situate e përfitojnë. Ne na thonë zyrat e ndërmarrje, se vetëm me atë kemi lidhje, ne nuk dimë kush është pronari, kush është administratori dhe ekonomisti, vijnë përgjegjësit në mëngjes dhe ikin nga puna, kaq. Thonë që keni 4 muaj punë nuk e përfitoni, 4 muaj punë është e paketës së parë që kërkon 12 muaj punë për të përfituar asistencës, po të paktën 400 duhet ta përfitojmë", tha një prej punonjësve.
Ato premtojmë se nuk do ta "lënë me kaq", por pa bërë me dije hapat e tjera që do të ndjekin. "Do shkojmë lart e më lartë, të mos kujtoj askush që do e lëmë me kaq. Janë tallur me ne se i kemi 'pronto' për çdo gjë. Nëse ato janë tallur me ne, do të tallemi edhe më shumë me ata, se fundja- fundit ato janë një hiç para nesh", u shpreh një tjetër.
Megjithatë, kryeministri Edi Rama teksa ka prezantuar planin e dytë financiar, ka sqaruar se e përfitojnë ato punonjës puna e të cilëve është mbyllur ose janë shkarkuar nga detyra. Në këtë rast, kjo fasoneri, ku nuk ka pasur asnjë të prekur, është mbyllur me vendim të vetë pronarëve.