Avokatët i rikthehen sërish bojkotit të seancave gjyqësore por këtë herë me një grevë tre ditore ndryshe nga ajo e 2 shkurtit 2016 ku zgjati vetëm një ditë. Grevën tre ditore e konfirmoi në një lidhje telefonikë për Report Tv avokati Fatmir Braka kreu i avokatëve të Tiranës dhe kryetari i Dhomës Kombëtare të Avokatisë.
Avokatët protestojnë për shkak të pagës së referencës vendosur me vendim qeveri për efekt të llogaritjes së kontributeve shoqërore. Ky është bojkoti i dytë pasi më 2 shkurt ata bënë protestën një ditore e cila u shtri në të gjithë vendin.
I kontaktuar nga ReportTv avokati Fatmir Braka anëtar i Dhomës Kombëtare të Avokatis sqaroi se ky vendim ka ardhur pasi nga protesta e parë nuk ka patur asnjë reagim nga qeveria dhe pse kanë kaluar mbi dy javë.
Ndërkohë po ashtu sqaroi zoti Braka ditën e hënë avokatët do t’i drejtohen Gjykatës Kushtetuese për shfuqizimin e këtij vendimi dhe ditën e mërkurë ora 12.00 do të mbahet mbledhja e përgjithshme e bordit drejtues të Dhomës së Avokatis për të vendosur mbi ecurinë e protestës.
Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO