Kreu i qeverisë i qëndron mendimit se iniciativa e Shoqatës së Gjyqëtarëve për të rritur vetë pagën është një përpjekje e pajustifikueshme dhe e papranueshme.
“Është hera e dytë që ndodh që ka një habi shoqëruar me një përpjekje për të më mbyllur gojën, kur në fakt unë flas në emër të çka përfaqësoj me votën e shqiptarëve në mbrojtje të interesi me të cilin jemi në gjyq, pra jemi palë.
Befas shoqata e gjyqtarëve shfaqet si parti politike me një gjuhë të papranueshme për ata që përfaqësojnë pushtetin gjyqësor, pra përfaqësojnë një pushtet, i cili arbitron dhe jo një arbitër i cili thotë bilbili është i imi, topi është i imi, topin do ta gjuaj vetë dhe porta duhet të rrijë pa portier”, tha Rama.
Lajmi kryesor:
'Doni të ndërhyni në ligj', Rama u përgjigjet gjyqtarëve për rritjen e pagave: Regjistrohuni si parti politike, sulmuat publikisht qeverinë











