Rritja e pagave për gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese, të cilën kuvendi e shtyu për miratim për seancën plenare të radhës, vijon të shkaktojë kundërshtimin e deputetëve të opozitës.
Ish-nënkryetarja e PD Jorida Tabaku thotë se vendimi me propozim të qeverisë, cenon pavarësinë e këtij insistitucioni.
“Këto ndryshime për rritje të pagës së Gjykatës Kushtetuese me propozim të qeverisë nuk kanë asnjë lidhje me Reformën në Drejtësi dhe cënojnë jo vetëm pavarësinë e institucioneve të drejtësisë por edhe logjikën e një sistemi hierarkie page që kanë këto institucione.”- shkruan Tabaku
Përmes këtij reagimi që i paraprin votës kundër në parlament të enjten, Tabaku i bashkohet grupit të deputetëve të opozitës, që kanë deklaruar se do të votojnë kundër ligjit për rritjen e pagave të gjyqtarëve të Kushtetueses. Javën e shkuar, në emër të deputetëve të tij dhe të Sali Berishës, edhe Gazment Bardhi deklaroi se nuk do t’i japin dritën jeshile.
Por ligji që kërkon 84 vota, ka mbështetjen e Lulzim Bashës dhe 10 deputetëve që e përkrahin atë. Në nisje të seancës së shkuar plenare, Basha u shfaq me të tijtë nga pas, duke thënë se do të bashkojë votat me socialistët për të kaluar një ligj, që sipas tij, rrit pavarësinë e gjyqësorit.
‘PD do të votojë pro rritje së rrogave të gjyqësorit si një nga hapat që të forcojmë pavarësinë e gjyqësorit. Vetë shoqata e gjyqtarëve do të sjellë propozime. Të sjellë propozime për rritjen pagave të gjithë sistemi gjyqësor. Çdo rritje për gjyqësorin, i shërben pavarësisë së gjyqësorit. S’do bëhemi pjesë e lojërave hidh gurin e fshih dorën.’- tha Basha.
Projekt-ligji për rritjen e pagës së gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese është propozuar nga ministria e Drejtësisë dhe parashikon ta çojë në nivelin e 640 mijë lekëve në muaj për anëtarët dhe mbi 700 mijë lekë për kryetarin e kësaj gjykate.
M.Q./KT/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Janar, 09:41
Secila parti në zgjedhje me 46 deputetët e parë të fiksuar, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
29.4%
-
Të gabuar
56.3%
-
Nuk e di
14.3%
Vota total: 126
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Ligji për Akademinë e Shkencave, shtyhet seanca në Gjykatën Kushtetuese, Ina Zhupa: Rama kërkon të kapë këtë institucion me njerëz politik
22 Janar, 11:05
-
Konferenca e Kryetarëve, nuk miratohet kalendari i punimeve parlamentare deri më 7 shkurt, Tabaku: Ligji për heqjen e taksave shkel Kodin Zgjedhor para 11 majit
20 Janar, 12:14
-
Berisha kujtohet pas 34 vjetësh: Dëmshpërblimin të plotë për ish-të përndjekurit brenda mandatit të parë! Sulmon Gjykatën Kushtetuese
18 Janar, 12:54
-
Afera Partizani/ Kërkoi shfuqizimin e arrestit në shtëpi, Kushtetuesja rrëzon sërish Berishën: Pretendime të pabazuara! Kuvendi nuk shkeli ligjin me dhënien e autorizimit
17 Janar, 18:40
-
Kandidatja për kryetare në Degën nr. 2 të PD akuzon për manipulim zgjedhjesh! Irma Marku: Kush i solli votuesit nga Kukësi në Tiranë...?!
16 Janar, 17:30
-
'Ligjet speciale qepen me porosi për interesat e një pakice të privilegjuar', Tabaku: Thellojnë pabarazinë dhe korrupsionin
16 Janar, 17:25
-
Partizani/ Ja pse Kushtetuesja rrëzon pretendimet e Malltezit për proces të parregullt ligjor: Arresti në shtëpi, pas dyshimeve të arsyeshme për përfshirjen e tij në aferë (DOKUMENT)
15 Janar, 18:50
-
'Afera Partizani'/ Marsida Xhaferllari pjesë e trupit gjykues që vendos për Berishën! Gjykata Kushtetuese ia refuzon sërish kërkesën për t’u tërhequr
15 Janar, 14:08
-
Zonat e mbrojtura/ Zhupa: Kushtetuesja kaloi në seancë kërkesën e PD, ligj që i shërben interesit të Ramës e miqve të tij
14 Janar, 13:33
-
Gjykata Kushtetuese/ 13 kandidatë në garë, për postin që lë Holta Zaçajt! Mes tyre anëtarë të organeve të vetingut që u mbaroi mandati në dhjetor (EMRAT)
13 Janar, 14:16
-
Alibeaj i përgjigjet Berishës: Hakmarrje pse votova për heqjen e imunitetit të tij te Mandatet! Të merret me hallet që ka me Drejtësinë, po mban peng PD
13 Janar, 13:18
-
Tabaku: Qeveria gënjen, si e sajoi propaganda e saj uljen e çmimit të energjisë me 1 lek, ja 3 masat që propozojmë!
10 Janar, 15:19
Jo vetem Tabakun por kedo qe flet ndryshe ose kritikon regjimin enberisto-mafioz te Rames duhet me ligj te ndalohen madje pse jo te futen ne burg! Ka ardhur koha qe paralelizmi i sistemeve: njerit me letra si duhet te jete, dhe tjetri sic ndodh realitet, duhet te unifikohet dhe legjislacioni te reflektoje realitetin. Ndaj edhe ka ardh koha qe nen kryeenveristin Rama partite te unifikohen ne nje e te pandare, si qemoti. Vija e partise eshte ajo e kryetarit dhe ne, te jemi krenare si populli i pare ne bote qe me kushtetute dhe ligje vendosim nje autokraci mafioze si forme regjimi qeverises. Sic dhe tregojne sondazhet e "statistiksit" te regjimit, pamvaresisht me nje firo 200 mije zgjedhesish, regjimi ende ka kontroll te plote ne 750 mije zgjedhes ose 90% te te rrogetareve ne shtet qendror dhe lokal te cilet zor se do shkeputen nga "vija e partise" me rritjet e pagave. Edhe sikur, "siguresa" e radhes sic e kane strategjine enveristet, pra GJK, garanton pandershkueshmeri absolute. Lavdi!
PërgjigjuMire do ishte Tabakun ta shkarkoin nga detyra e kryetares se integrimit dhe te shpallet " non grada" se deri me sot vetem tradhetarin e vendit Berishen mbeshtet! Jam shume e sigurt se ajo leviz dhe gjithe guret per ceshtjen Bejleri duke mbeshtetur Berishen dhe Greqin!
Përgjigju