Deputeti i PS-së, Erion Braçe, tha se KLGJ dhe KLP duhet të kërkojnë falje për vendimin për të përcaktuar vetë pagat e magjistratëve. Në komisionin për Ekonominë dhe Financat, deputeti i PS tha se KLGJ e KLP morën kompetencat e Kuvendit, ndërsa shtoi se vendimi i tyre mund të kallëzohet.
“Ata të KLP dhe KLGJ t’i kërkonin ndjesë minimalisht deputetëve të këtij komisioni, që ka atributet kushtetuese për përcaktimin e rrogave të tyre. Vendimi i tyre, jo vetëm që nuk ka pyetur për këtë, por ka marrë kompetenca të drejtpërdrejta të Kuvendit të Shqipërisë. Gjykata Kushtetuese i kërkoi parlamentit t’ia përcaktonte rrogën. Ai akti që ata kanë bërë është edhe akt i kallëzueshëm. Kallëzimi që ata kanë bërë për drejtuesit e thesarit të Shqipërisë është i paprecedentë, akt vetëgjyqësie i pandodhur në këtë vend. Ky Kuvend, pasi të kërkojë ndjesë pse nuk ka zbatuar vendimin para datës 31 korrik, t’i kallëzonte ata”, tha Braçe.
Lajmi kryesor:
Pagat e magjistratëve/ Mazhoranca drejt miratimit të rritjes sa 2% e pagës së Presidentit: Ruajmë balancën në buxhet! Opozita kundër: Situata prej arrogancës së Qeverisë









