Pagat e pensionet e reja të ‘Drejtësisë’
Ministria e Financave: Të rishihen

Pagat e pensionet e reja të ‘Drejtësisë’<br />Ministria e Financave: Të rishihen
Projektligji për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve është kthyer në shqetësim për Ministrinë e Financave, por edhe atë Mirëqenies Sociale dhe Rinisë.

Këto dikastere përpos pagave 3-fishimit të pagave kanë llogaritur dhe vlerën e pensioneve marramendëse për magjistratët që mbyllin karrierën në punë.
Pensionet do të jenë sa 90 për qind e pagës referuese do të nisin nga 270000 lekë në muaj.

Financat kërkojnë rishikimin të këtyre rritjeve pasi deficiti që do të shkaktojë kjo skemë në buxhetin e shtetit është rreth 32 miliardë lekë vetëm për 1000 pensionistët e parë.
Në argumentin që ngrenë Financat, pensionet e gjyqësorit të parashikuara në projektligj janë në kundërshtim me ligjin aktual të pensioneve.

Magjistrati përfiton pension pleqërie të njëjtë me atë të parashikuar në ligjin bazë, por në përfitime dhe vlera e tepër të larta. Më konkretisht, një magjistrat që del në pension mesatarisht në moshën 65 vjeç dhe kur, edhe koha e studimit në magjistraturë prej tre vjetësh konsiderohet periudhë shërbimi, periudha mesatare e shërbimit është 40 vjet, e për ata magjistratë që dalin në pension 70 vjeç, kjo periudhë shërbimi është 45 vjet. Sipas përcaktimit të projektligjit, për çdo vit shërbimi përfitohet 1.5 për qind e pagës si pension suplementar dhe masa shkon në 60 për qind të pagës për 65 vjeç dhe 67. 5 për qind të pagës për 70-vjeç. Norma e kontributit është 4 për qind e pagës bruto dhe për një periudhë 40-vjeçare sasia e parave të akumuluara është 160 për qind e pagës bruto vjetore 40-vjet x 4 për qind baras 160 për qind, ndërsa përfitimi i pensionit social me një kohë mesatare gëzimi prej 15 vjetësh shkon në 900 për qind e pagës bruto vjetore për ata që dalin në pension 65 dhe 675 për qind për ata që dalin në pension 70 vjeç. E thënë ndryshe, për 1. 6 lekë të paguar përfitojnë 9 lekë ose 5. 6 herë më shumë nëse marrim në konsideratë edhe faktin që paga e propozuar janë shumë të larta atëherë në vlerë absolute ky deficit për 1 mijë persona me pagë mesatare 330 000 mijë lekë në muaj është afërsisht 32 miliardë lekë”, thuhet në argumentin e Ministrisë së Financave.

Referuar llogaritjeve, rezulton që magjistrati përfiton një pension prej 90 për qind të pagës referuese, që është rreth 15-20 për qind më i lartë se paga neto gjatë punësimit dhe përfiton një pension 110 për qind të pagës referuese kur ka dy fëmijë.

Të dy këto përcaktime janë kundër logjikës dhe filozofisë së pensioneve. Magjistrati përfiton një pension të parakohshëm, përfitim i cili nuk është parashikuar në ligjin nr. 8097, “Për pensionet shtetërore suplementare të personave që kryejnë funksione kushtetuese dhe të punonjësve të shtetit”. Ky përcaktim parashikon të drejtën e përfitimit kur mbush moshën 55 vjeç”, -shkruan Ministria e Financave në dokumentin, me të cilin i kërkon komisionit të reformës të marrë në konsideratë efektet dhe pasojat që do të dalin në buxhetin e shtetit.

Në dokument shkruhet se rritja e kufirit nga 40 për qind në 60 për qind të pagës referuese përfaqëson kufirin më të lartë, ose të barasvlershëm me funksionin President/Kryetar i Kuvendit/Kryeministër.

Rritje në vlerë, pasi paga referuese e magjistratit është e lartë. Referuar këtij përcaktimi rezulton që Magjistrati përfiton një pension në vlerë më të lartë se paga neto kur ai punonte (46-50 për qind të pagës maksimale pension pleqërie plus 60 për qind të pagës pension shtetëror suplementar), gjë e cila bie ndesh me parimet e ligjit aktual. Magjistrati përfiton një pension suplementar për paaftësi në punë, në masën 60 për qind të pagës referuese. Magjistrati përfiton pension suplementar familjar, sipas këtij përcaktimi: 60 për qind për bashkëshortin ose bashkëjetuesin pasjetues; 30 për qind për çdo fëmijë,”, shkruan letra.


Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    PD paralajmëron protesta, bllokim rrugësh e kaos në Kuvend, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Itali/ Shqiptari plagos me thikë italianin, 52 vjeçari përfundon në spital

Itali/ Shqiptari plagos me thikë italianin, 52 vjeçari përfundon në spital