Efektivët e Forcave Speciale, ato Komando, zhytësit e Forcës Detare, skuadrat e kërkim - shpëtimit, specialistët e Mbrojtjes nga Armët e Dëmtimit në Masë, Policia Ushtarake, e deri te mjekët dhe infermierët që shërbejnë në uniformë janë kategoritë që do të përfitojnë nga rritja e pagës sipas vendimit të fundit të Qeverisë. Ministria e Mbrojtjes dha detaje për këtë rritje dhe strukturat e veçanta të cilat përfitojnë më shumë.
Konkretisht:
- efektivët e Forcave Speciale do të kenë trajtim financiar shtesë që shkon deri në 40000 lekë në muaj;
- Forcat Komando 30000 lekë në muaj;
- ndër këto kategori janë edhe efektivët e kërkim – shpëtimit, të cilët do të marrin deri në 30000 lekë në muaj shtesë mbi pagën;
- efektivët e Asgjësimit të Mjeteve Shpërthyese, do të marrin deri 25000 lekë shtesë në muaj;
- ndërsa ata të Mbrojtjes nga Armët e Dëmtimit në Masë deri në 25000 lekë në muaj;
- ndërkaq deri në 25000 lekë në muaj do të jetë trajtimi financiar shtesë që do të marrin efektivët e Policisë Ushtarake;
- një kategori e veçantë janë edhe mjekët e infermierët që shërbejnë në FA. Për mjekët është përcaktuar që të kenë një trajtim financiar shtesë deri në 25000 lekë në muaj, ndërsa për infermierët deri në 18000 lekë shtesë mbi pagën në muaj.
Përmes kësaj rritjeje page, Ministria e Mbrojtjes shpreson që të rritet jo vetëm motivimi i efektivëve aktualë, por të shërbejë edhe si një nxitje për rekrutim, për të gjithë të rinjtë për t'u bërë pjesë e Forcave të Armatosura.
SHTESA MBI PAGË SIPAS KATEGORIVE
Forcat Speciale 40 000 lekë
Forcat Komando 30 000 lekë
Kërkim – Shpëtimi 30 000 lekë
Asgjësimi i Mjeteve Shpërthyese 25 000 lekë
Mbrojtja nga Armët e Dëmtimit në Masë 25 000 lekë
Policia Ushtarake 25 000 lekë
Mjekët në FA 25 000 lekë
Infermierët në FA 18 000 lekë
SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
30 Mars, 00:06
Programi i PS, a ju duken të realizueshme objektivat ekonomikë?
-
Po
66.5%
-
Jo
27.5%
-
Nuk e di
6%
Vota total: 979
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
80-vjetori i themelimit të Shkollës Ushtarake ‘Skënderbej’, Vengu: Vatër e edukimit të brezave
28 Mars, 15:46
-
Rritje me gati 4%! 3 'motorë' 'ndezën' ekonominë gjatë 2024, por industria e bujqësia nuk ngrenë kokë
27 Mars, 15:29
-
Shteti më i paguar se privati, gati reforma e dytë e rritjes së pagave! PS premton rritje të rrogës mesatare me 300 euro në mandatin e 4
26 Mars, 19:38
-
Ligji për statusin e ushtarakut, Vengu: Në 4-vjeçarin e ardhshëm do të rrisim pagat sipas standardeve të NATO-s
25 Mars, 11:09
-
Kryeministri Rama dhe ministri Vengu inspektojnë Bazën Ajrore të Kuçovës! Po kthehet në aset strategjik të NATO, dronë dhe teknologji ushtarake e fjalës së fundit (VIDEO)
18 Mars, 14:27
-
Fond 13 milionë euro për forcimin e Mbrojtjes Civile, Vengu: Bëjmë Shqipërinë më të sigurt
11 Mars, 20:22
-
Gradohen gjeneralët e rinj të FA, ministri Vengu: Investojmë në kapacitete njerëzore
10 Mars, 13:02
-
Ushtria ‘zbarkon’ në Fier, prezantohet logjistika, të rinjtë ftohen të bëhen pjesë e Forcave të Armatosura
7 Mars, 17:48
-
FOTO/ Shikoni kampusin sportiv të ridimensionuar në garnizonin “Skënderbej’
7 Mars, 08:48
-
Punimet në Kampusin e ri të Akademisë së FA, Rama dhe Vengu: Sipas standardeve më të larta të NATO-s
6 Mars, 17:15
-
Shqipëria bëhet pjesë e programit 'Military Erasmus', për formimin e kadetëve në akademitë ushtarake evropiane
4 Mars, 15:39
-
A do të largohen serbët nga policia e ushtria e Bosnjës nëse dënohet Dodiku?
25 Shkurt, 17:10
me shume paguhen kamarieret !!
Përgjigju40 000 jan shtes jo rroga aktuale pastaj marin me shum shtes per misione jasht shtetit
Nji pyetje Kam un.keta te asgjesimit te minicioneve QE rrezikojn jeten perdite CNE me Pak se komandot? Öse Keta te asgjesimit te mbetjeve kimike PSE me Pak se komandot? Apo CE deshe.kush rrezikojn jeten perdite me pak.kush Ben fushim 2 her ne vit me shum.
PërgjigjuPo puna ecivilëve që punojnë dhe sakrifikojnë po aq sa edhe