Përcaktohet struktura e re e pagave për të gjithë punonjësit e sistemit shëndetësor, përjashtuar ata të parësorit, sistemit arsimor parauniversitar dhe administratën e qeverisjes vendore. Në mbledhjen e djeshme të qeverisë, kryeministri Berisha ka firmosur projektvendimet që i hapin rrugë rritjes së pagës për të gjithë këto kategori punonjësish të sektorit publik, rritja e cila do të fillojë nga 15 korriku.
Mjekët do të përfitojnë 1 mijë lekë të reja më shumë sa i përket pagës së grupit, nga 13 mijë lekë ajo bëhet 14 mijë lekë, ndërkohë që rritja totale e pagës që shkon deri në 5 mijë lekë të reja, sipas kategorive. Kështu drejtori i QSUT-së, ata të dy materniteteve në Tiranë, i Sanatoriumit dhe i Spitalit Ushtarak marrin plot 107.300 lekë për postin që mbajnë, plus 14.000 lekë si pagë grupi, plus 2% të vjetërsisë në punë. Pra rreth 150 mijë lekë të reja në muaj, ndërsa një mjek kirurg merr një pagë mujore bazë prej 46.200 lekë, plus 14 mijë lekë paga e grupit, plus 11 mijë lekë shtesë për vështirësi pune, plus 2% rritje page sipas vjetërsisë që kanë, pra në total një mjek i ri kirurg, që nuk ka fare vjetërsi pune merr një pagë mujore prej 71.400 lekë. Ndërsa shefi i shërbimit që ka titullin “profesor” merr 110.500 lekë në muaj, plus 14.000 pagën e grupit, plus vjetërsinë në punë.
RRITJA PER MESUESIT
Rritje page kanë pësuar edhe mësuesit e sistemit parauniversitar. Edhe për këtë kategori është rritur paga e grupit me 1.000 lekë, nga 13.000 në 14.000 lekë të reja. Kështu paga e një drejtori shkolle të mesme shkon deri në 70.000 lekë, ndërsa paga mesatare e një mësuesi po në gjimnaz shkon diku te 55 mijë lekë të reja. Ndërsa sa i përket strukturës së pagave për qeverisjen vendore, në vendimin e djeshëm të kryeministrit Berisha, kanë përfituar rritje page edhe krerët e bashkive dhe të qarqeve. Në vendimin e ri qeveria i ka kushtuar një vëmendje specialistëve të informatikës në pushtetin lokal, të cilët kanë përfi tuar një shtesë prej 10 mijë lekësh në muaj. “Specialistët”, “përgjegjësit e sektorit” apo “drejtorët e drejtorive ” të njësive të qeverisjes vendore, të cilët punojnë në pozicione që lidhen me procesin e informatizimit të veprimtarisë së institucioneve të tyre dhe kërkojnë në mënyrë të detyrueshme diplomë universitare “Master i shkencave” apo të barasvlershme me të, sipas legjislacionit të arsimit të lartë, në degët “Inxhinieri Elektronike” apo “Informatikë”, përfitojnë një shtesë “për kushte pune”, prej 10 000 lekësh, mbi pagën mujore të kategorisë përkatëse”, - thuhet në projektvendimin përkatës.
(Shkrimi u botua ne gazeten Shqiptarja.com)
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com