Kush janë pluset dhe minuset e taksimit të njëllojtë për të gjithë?
Në dukje, kjo është një taksë e drejtë. Por, me taksimin progresiv paguajnë më shumë ata që kanë më shumë dhe një gjë të tillë e ushtrojnë shumica e vendeve të botës. Shumë vende nga ish-kampi komunist, në të kundërt, kanë adoptuar taksën e sheshtë në nivele të ndryshme. Në Shqipëri, u diskutua një nivel 17 për qind paraprakisht, më pas u vendos për nivelin 10 për qind për të gjitha pagat. Në fakt, pagat e ulta paguajnë më shumë se më parë, ndërkohë që paguajnë më pak më të pasurit. Sipas përkrahësve të taksës së sheshtë, një gjë e tillë u jep më shumë mundësi financiare bizneseve për punësim dhe investime, që sjell mirëqenie.

A kanë qenë konsultuar ekspertët ndërkombëtarë për adoptimin e taksës së sheshtë në Shqipëri?

"Reforma e qeverisë shqiptare për të vendosur taksën e sheshtë nuk është urgjente. Sistemi aktual i taksave në Republikën e Shqipërisë është i pranueshëm". Sipas ish-përgjegjësit për Shqipërinë në selinë qendrore të Fondit Monetar Ndërkombëtar në Uashington, Istvan Szekely, e vetmja taksë që edhe mund të ndryshohet ishte ajo e punës ose taksa korporative. Këto deklarata u bënë në Tiranë në fund të prillit 2007. Kjo nuk e pengoi qeverinë të vijonte me këtë reformë.

(Gre.M/Shqiptarja.com)